Nën drejtimin e Berlusconi, nga viti 1986 deri më 2017, kur ia shiti Yonghong Li, Milan ka fituar 29 nga 31 trofe… Cilët janë pronarët që kanë fituar më shumë trofe
Silvio Berlusconi, i cili sot mbylli sytë përgjithnjë, në moshën 86-vjeçare, gjatë kohës që ishte pronar i klubit italian të Milan, nga viti 1986 deri më 2017, ka hyrë në librat e historisë së futbollit për një nga drejtimet më të suksesshme që ka përjetuar ky sport.
Nën drejtimin e Berlusconi, për 31 vjet, kuqezinjtë kanë fituar 29 trofe, duke përfshirë:
-8 kampionate
-1 Kupë Italie
-7 Superkupa Italie
-5 Champions League
-5 Superkupa UEFA
-2 Kupa Ndërkontinentale
-1 Kupë Bote për Klube
Këto trofe e bëjnë Silvio Berlusconi pronarin më të suksesshëm në histori të një klubi italian.
Belusconi ka qenë president i kuqezinjve për 20 vjet në total me një periudhë ndërprerje, fillimisht nga 21 dhjetori 2004, kur dha dorëheqjen pas miratimit të një ligji që rregullonte konfliktet e interesit deri më 15 qershor 2006.
Më pas, një tjetër ndërprerje, nga 8 maji 2008, kur u rizgjodh në kryesinë e Këshillit të Ministrave. Më 29 mars 2012, bordi drejtues i shoqërisë e emëroi “President nderi”, detyrë të cilën e mbajti deri më 13 prill 2017.
Presidentët më të suksesshëm në historinë e futbollit
29 trofetë e fituar nga Milan, nën drejtimin e Berlusconi, e rendisin atë të gjashtin në mesin e presidentëve të klubeve të futbollit më të suksesshëm në histori.
Klasifikimi i plotë
–Jorge Nuno Pinto da Costa, Porto (Portugali): 67 trofe (1982 – deri më sot)
–Majed Al-Adwan, Al-Faisali (Arabia Saudite): 47 trofe (1970-1978, 1992-2007 dhe 2009-2018)
–Mohamed Saleh Selim, Al-Ahly (Egjipt): 32 trofe (1980-1988 dhe 1992-2002)
–Florentino Perez, Real Madrid (Spanjë): 31 trofe (2000-2006 e 2009 – deri më sot)
–Santiago Bernabeu, Real Madrid (Spanjë): 29 trofe (1943-1978)
–Silvio Berlusconi, Milan (Itali): 29 trofe (1986-2017)
Por sa ka shpenzuar Berlusconi për t’i bërë kuqezinjtë të suksesshëm
Sipas analizës së “Calcio e Finanza”, e cila shqyrtoi të gjitha pasqyrat financiare të kuqezinjve, shuma totale që ka investuar në klub familja Berlusconi arrin në 993.97 milionë euro, nga viti 1985/86 deri më 31 dhjetor 2015, kundrejt një rezultati neto total prej -857.17 milionë eurosh.
Investimet filluan me 25 miliardë lira (12.91 milionë euro) rritje kapitali, për të blerë 99.9% të klubit në vitin 1986.
Këto para me kalimin e kohës, u shndërruan në rezultate sportive (nga më prestigjiozët). Por në vitet e fundit të drejtimit nuk ka ndodhur kështu, me vetëm një Superkupë të Italisë të fituar kundër Juventusit në 2016.
Shifrat e shpenzuara nga Berlusconi: