Nëse e “bukura nuk ka kufi”, siç thoshte Platoni, për Hilmann e Bernard Fornas, numrat bëjnë historinë. Dhe numrat flasin tërësisht në favor të presidentit, administrator i deleguar dhe udhëheqësi i “Cartier”, i cili, në pesë vitet e fundit, rriti 120% shitjet në tregun aziatik, krahasuar me 27% rritje në Europë. “Nuk duhet pasur nxitim, – thotë Fornas, – sepse në jetë, vlera e vërtetë zgjat e rritet në kohë. Kemi pritur shumë për të hapur një dyqan që të jetë në lartësinë e duhur në Milano. Kemi kërkuar ndërtesën e duhur, ku të kombinoheshin vlerat tona me ato të qytetit të mrekullueshëm. Dhe e dini përse? Sepse zgjidhja duhet të ishte e goditur: një ndërtesë, por e gjitha ama. Një butik në lartësinë e sfidave të reja globale të ‘Cartier’ dhe të hijes së Milanos së shekullit XXI”.
Sipas Jon Cox, analist shitjesh në “Kepler Capital Markets”, Fornas ka qenë guri i themelit të ndërtimit jo vetëm të suksesit, por edhe të mitit botëror të “Cartier” në dekadën e fundit.
Por, grupet e turistëve të luksit, mbi të gjitha kinezë e rusë, që edhe këtë vit kanë mbushur dyqanet e Milanos nuk mjaftojnë për të shpjeguar suksesin botëror të markave më frytdhënëse “Richemont”. “Krizë?”. Fornas tund kokën. “Në ‘Cartier’ kemi një tjetër model interpretues e operues, që na ka lejuar të konsolidohemi si operatori i parë i luksit në tregjet aziatike, ruse, kineze, afrikane, europiane, në Amerikën e Jugut, e të dytët në Shtetet e Bashkuara. Nëse ka krizë në Itali e Spanjë, tregjet ecin shumë mirë në Indonezi e Kinë. Dhe nëse do të shkojë keq në Brazil, do të ketë patjetër rritje në Rusi e Japoni. E thjeshtë apo jo?
Pas një arkitekture mendore të Fornas, gjithçka është më e qartë. Vetëm një e dhënë mbetet nën hije, kolonializimi estetik. “Asnjë imponim kulturor. Madje ndodh e kundërta, pasi ‘Cartier’ nuk bën asnjëherë produkte specifike për tregje specifike, ne i japim formë idesë së luksit,
Prototipit të së bukurës, sepse ne jemi të bindur se bukuria nuk ka kufij. Po eleganca franceze dhe stili europian? “Ato janë format e bukurisë absolute, në të cilat çdo shpirt mund të njohë veten nga Vankuveri në Singapor”, sipas Fornas.