BERZH ka lançuar nimën e re për Ballkanit Perëndimor për eficiencën e energjisë së qëndrueshme ( WeBSEFF II) që synon të mbështesë përpjekjet për përmirësimin e përdorimit dhe konservimit të energjisë në rajon . Programi synin ekspertizë teknike afatgjatë dhe financime. Rreth 75 milionë euro do të shërbejnë për të siguruar linjat e kreditit për bankat lokale në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci , Maqedoni, Kosovë , Mal i Zi dhe Serbi. Në fazën e pare. Kjo asistencë ka nisur tashmë në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni dhe Serbi .
WeBSEFF II është pjesë e Programit Rajonal të Eficiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor , një nismë e përbashkët e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor ( WBIF) dhe BERZH-it . Nën këtë ombrellë, Bashkimi Evropian po mbështet WeBSEFF II me 11.5 milionë euro fonde dhe grande për programet e bashkëpunimit teknik dhe nxitjen e investime për huamarrësit , të cilët do të përfitojnë nga konsultime dhe këshilla: të tilla si auditimet dhe energjia me kosto të ulët.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka potencial të rëndësishëm të pashfrytëzuar për investimet në fushën e energjisë së rinovueshme ndërkohë që në treg ka ende një sërë pengesash. Objektivat kryesore janë :maksimizimi i kursimit të energjisë , të hapja tregjeve të reja dhe për të siguruar një shpërndarje efikasedhe efektiv të fondeve.Vedrana Jelusiç Kasic , Drejtori i BERZH-it për Kroacinë tha se: ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm përpar në përpjekjet tona për të mbështetur përdorimin e qëndrueshëm të energjisë në Ballkanin Perëndimor , një rajon ku ka shunë mangësi. Ne e kemi vënë theksin te burimet e e ripërtëritshme të energjisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.