Besimi i investitorëve gjerman ra papritur për herë të parë në gjashtë muaj, duke sinjalizuar se pasiguria e krijuar nga kriza e borxhit të Greqisë mund të rëndojë në ekonominë më të madhe të Evropës.
Qendra ZEË për Kërkime Ekonomike Evropiane në Mannheim tha se indeksi i saj i pritshmërive të investitorëve dhe analistëve, i cili ka për qëllim të parashikojë zhvillimet ekonomike ne gjashtë avancë, ra në 53.3 në prill nga 54.8 që shënonte në mars. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje për 55.3, sipas mesatares së 33 vlerësimeve në një sondazh të Bloomberg Neës.
Bundesbank tha të hënën se të dhënat e fundit sugjerojnë se vrulli i rritjes në Gjermani është ndoshta më i dobët se sa pritej, megjithëse zgjerimi ekonomik do të vazhdojë të jetë ‘mjaft i fuqishëm.’ Porositë e fabrikave ranë në dy muajt e parë të vitit teksa frika e dështimit grek reduktoi kërkesën.
‘Dobësia aktuale e ekonomisë botërore po tkurr perspektivat e eksportit dhe redukton hapsirën për përmirësime të mëtejshme të situatës ekonomike në Gjermani,’ deklaroi Presidenti i ZEË, Clemens Fuest. Në të njëjtën kohë, ‘ekonomia gjermane është në formë të mirë. Një treg i qëndrueshëm i punës dhe rritja e pagave po forcojnë besimin dhe nxisin konsumin.’
Euro ra pas raportit dhe u tregtua në 1.0672 dollarë. Indeksi referencë DAX Index reduktoi fitimet dhe u rrit 1.16 perqind në 12.030.