Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të hëne.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 1.6 për qind dhe u tregtuan me 63.99 dollarë amerikanë për fuçi, duke shkuar kështu shumë pranë nivelit të tij më të ulët të shënuar që prej 10 prillit të këtij viti.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.7 për qind dhe u tregtuan me 72.93 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimt të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1.280.80 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.