Për fat të mirë edhe kthehen, sepse, pas një mungese prej pothuajse njëzet vjetësh, Serisë 8 – nuk i mungon asgjë për të luajtur në kushte të barabarta me konkurrentët më të fortë.
Pa keqardhje për motorin V12 të gjeneratës së parë, në kofano do të kemi motorin V8 dhe gjashtë cilindra në linjë. Për herë të parë, makina do të jetë e zbuluar
1- FUQI E GARANTUAR
Duke hequr dorë nga motori V me 12 cilindra i së parës së grupit, Seria 8 do të trashëgojë motorin e Serisë 6 Gran Coupé. Kështu ajo do të ketë motor me 6 cilindra në linjë, turbo 3 litra, me benzinë dhe (ndoshta) motor diesel V8 4.4 biturbo, kambio automatike ZF me tetë raporte, traksion në rrotat prapa për versionet më të mira dhe integral për të tjerat.
2- NЁ MAJЁ TЁ STILIT
Në versionin e serisë hiqet dorë nga disa nga elementët më shqetësues të variantit koncept, të paraqitur në muajin maj. Megjithatë ai mbetet pranë rrugës, duke spikatur me gjatësinë e kofanos.
BRENDA, FOKUSI TEK DREJTUESI
Gjithçka në Serinë 8 është e fokusuar tek përvoja në drejtim dhe këtu nuk bën përjashtim as kabina, të paktën duke gjykuar nga koncepti (foto më poshtë), paraqitur në 2017-n në Konkursin e elegancës në Villa d’Este, ndaj është e pritshme që të mos shkëlqejë as për sa i përket hapësirës në dispozicion, dhe as për sa ka të bëjë me novacionin në aspektin e ndërfaqes njeri-makinë.
Karakteri sportiv i bavarezes coupé, shprehet përmes kabinës së lartë dhe sediljes së ulët të drejtuesit. Finiturat, ku spikasin fibrat e karbonit dhe alumini i lëmuar me dorë, janë thelbësore. Natyrisht, duhet të konfirmohet në modelin përfundimtar, edhe doreza e sistemit iDrive, ndërkohë që ka shumë më pak gjasa që koka prej kristali Swarovski, e levës së marshit, të mbijetojë.
E para e Serisë 8, në treg nga viti 1989 deri në vitin 1999, nuk ka pasur kurrë version M8, madje as edhe një model të zbuluar: këtë herë të dyja versionet duhet të pasurojnë gamën.
2- TAVAN COPE
Pjesa e sipërme e hapshme, e aktivizuar ne mënyrë elektrike, ka bërë që kofano prapa të jetë më i gjatë. Seria 8 cabrio ka mundësi të debutojë disa muaj pas modelit coupé.
3- E SKALITUR
Fare pak linja të ngurta, sipërfaqe të mirë përcaktuara, vëllime të skalitura. Silueta është e ulët dhe e zhdërvjellët. Në gjeneratën e dytë të Serisë 8, janë përdorur të gjithë elementet kryesorë të një makine sportive coupé.
SIPAS RREGULLIT, FAMILJA DUHET TË PËRFSHIJË EDHE MODELIN M8, ME MOTORIN V8 TË MODELIT M5, TЁ PЁRDITЁSUAR, SI DHE ATЁ KABRIO
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.