Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 5.6 për qind ose me 2.01 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 33.78 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 5.4 për qind ose me 1.77 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 31.21 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,641.71 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.