Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 60 cent dhe u tregtuan me 52.83 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 55 cent dhe u tregtuan me 48.18 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.5 për qind, dhe u tregtua me 1,648.92 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.