Banka e Shqipërisë njoftoi se do të ofrojë për shitje 40 milionë euro oblugacione me afat maturimi 2- vjeçar. Ankandi do të zhvillohet të hënën dhe kuponi indikativ është 3.33%. Ky është ankandi i dytë në euro për këtë lloj maturiteti, ndërkohë që financat do të tentojnë të shesin shumën më të madhe, në euro deri tani.
Në ankandet e mëparshme në euro financat nuk ia kanë dalë të sigurojnë të gjithë shumën e kërkuar për shkak të interesit të ulët të investitorëve.
Ndërsa të martën, Banka e Shqipërisë ka njoftuar për një tjeter ankand obligacionesh po dy vjeçare, por këtë herë në lekë. Në shitje do të dalin 3.5 miliardë leke obligacione 2 vjeçare me kupon indikativ 4.84%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.