Pas vështirësive që kaluan këtë vit nga mungesa e subvencioneve dhe rritja e kostove, fermerët presin një vit më të mirë në bujqësi më 2023, si në prodhim, edhe në eksporte.
Funksionimi i skemës për subvencionin e serrave pritet të rrisë më tej sipërfaqet e mbjella, ndërkohë që kërkesa e jashtme për prodhimet shqiptare do të zgjerojë eksportet deri në 10%.
Sektori i blegtorisë do të vazhdojë të jetë problematik, nëse nuk rritet çmimi i qumështit për prodhuesit e vegjël.
“Serrat ekzistuese do të mbillen, por do të zgjerohen më tej për arsye të vënies në funksion të skemës së subvencionit”, tha Mariglen Ziu, i cili kultivon rreth një hektar serrë në Samaticë të Beratit një nga zonat me intensitet të lartë të zhvillimit të bujqësisë në sera.
Aktualisht, skema e subvencionit për serrat është 40 mijë lekë për dynym, e ndarë në dy faza, në dy sezone me nga 20 mijë lekë për dynym.
Fermerët dorëzojnë faturat e fidanit në zyrën e AZHBR-së dhe paratë kalojnë direkt në bankë në llogarinë e fermerit, tha z. Ziu, duke shpjeguar se kjo po nxit mbjelljet.
Fermeri tjetër, Alban Çakalli, i cili kultivon kultura të rralla me vlerë të lartë në zonën e Mamurrasit, tha se kostot në inputet bujqësore janë rritur nga 50-100% dhe këto nuk janë reflektuar totalisht në çmimet e produkteve.
Pavarësisht problematikave që po kalon bujqësia shqiptare eksportet bujqësore parashikohen me rritje vitin që vjen. Në vitin 2023 pritet të rriten eksportet në masën 10%, për disa arsye.
Nga rritja e sipërfaqeve të serrave, por edhe nga rritja e prodhimit të disa pemëve frutore, sidomos e mandarinës klementinë që po bëhet një frutë interesante, e cila po kërkohet nga tregjet europiane, tha Ruzhdi Koni një nga eksportuesit më të mëdhenj të prodhimeve bujqësore në vendin tonë.
Ndryshe nga degët e tjera blegtoria do të kalojë një situatë të vështirë edhe në vitin 2023. Sektori i blegtorisë do të vijojë trendin rënës në numrin e krerëve, nëse nuk sigurohet një çmim më i lartë për qumështin e fermerëve, thotë Ervin Resuli, i cili zotëron një fermë gjedhi dhe njëkohësisht është një njohës i mirë i sektorit.
Z. Resuli thotë se numri i bagëtive do të pësojë rënie te fshatarët, të cilët shesin një litër qumësht më pak se 100 lekë.
Alban Çakalli: 2023, një vit i vështirë dhe sfidues për bujqësinë, kostot nuk justifikohen nga çmimet
Alban Çakalli, fermer me njohuri të thelluara në sektorin e bujqësisë, parashikon se viti 2023 do të jetë i vështirë për bujqësinë shqiptare, për shkak se rritja e kostove rrezikon t’i bëjë produktet tona më pak konkurruese në tregjet rajonale, në kushtet kur mungojnë subvencionet.
Ai tha se kostot për të gjitha inputet në vitin 2022 janë rritur mbi 50%, të cilat nuk janë reflektuar tërësisht në çmime e për rrjedhojë ka më pak fitime për fermerët.
Mungesa e infrastrukturës, mekanikës, stafeve profesionale dhe punëtorëve të thjeshtë do të përkeqësojnë klimën në sektor.
Si ndikoi lufta në Ukrainë në aktivitetin tuaj këtë vit si në kostot e prodhimit dhe në shitje?
Lufta në Ukrainë ishte faktori kryesor që ndikoi në rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore. Kemi pasur rritje të kostos së plastmasës, të tubave të ujit, plehrave organike dhe gjithçka që ka të bëjë me bujqësinë.
Kemi pasur rritje çmimi të inputeve mbi 50% dhe kjo nuk është kthyer në rritje çmimi të produkteve tona, sepse qytetarët nuk kanë pasur mundësi ekonomike të blinin me çmime më të larta.
Për rrjedhojë, i kemi shitur prodhimet me të njëjtat çmime siç kanë qenë dhe kjo na ka rrezikuar fitimin që ne kemi shitur pa leverdi ekonomike.
Shpeshherë, moskoordinimi i të mbjellave nga të gjithë fermerët ka ndikuar që në një sezon të caktuar të dilnim me të njëjtin produkt të gjithë dhe në një sezon tjetër të mos kishte asnjëri atë produkt që kërkonte tregu.
Kjo ndodh për shkak se ne nuk jemi të orientuar saktë në bazë të statistikave të konsumit të qytetarëve shqiptarë, d.m.th., që ne të prodhojmë aq sa konsumohet.
Sa parashikoni të rriten eksportet në bujqësi në vitin 2023?
Kërkesat për produkte bujqësore në vendet e BE-së janë jashtëzakonisht të larta, por për shumë arsye, sidomos të rritjes së kostove së një fermeri shqiptar më shumë se sa të një fermeri europian, taksa 10% e inputeve bujqësore, si dhe mossubvencionimi i fermerit shqiptar, ndikojnë që në të na dalë produkti më shtrenjtë se në vendet fqinjë.
Për rrjedhojë, ne nuk bëhemi konkurrues dhe nuk kemi ndonjë pritshmëri për rritjen e eksporteve.
Cilat janë nga disa nga problematikat me të cilat po përballet sektori i bujqësisë në të gjithë zinxhirin e tij, të cilat mund të kenë ndikim edhe në vitin 2023?
Ndikim kryesor ka mungesa e infrastrukturës bujqësore, e cila fillon që nga mungesa e kanaleve kulluese kryesore, mungesa e kanaleve vaditëse, pikave të grumbullimit në pika të caktuara, një burse bujqësore ku prodhimi me shumicë të shitet në varësi të çmimit si në vendet europiane.
Ndikim ka dhe mungesa e agronomëve, risive bujqësore që ne të jemi inovativë, që produktet tona të jenë të njëjta me ato të BE-së.
A keni vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtorë? Çfarë projeksionesh keni për pagat dhe punësimin në bujqësi në vitin 2023?
Problematikë e theksuar që kemi hasur këtë vit është mungesa e fuqisë punëtore. Kjo vjen si pasojë e mungesës së të ardhurave të fermerit për të rritur pagën e një punëtori, kështu nuk do të largoheshin nga vendi.
Problem tjetër me punëtorët është se ne ofrojmë punë sezonale dhe nuk arrijmë t’i sigurojmë punë një punëtori për të gjithë vitin. Ne nuk kemi bërë ndërthurje kulturash bujqësore që të arrinim të mbillnim dhe të vilnim gjatë gjithë vitit.
Çfarë projeksionesh keni për pagat dhe punësimin në bujqësi në vitin 2023?
Projeksioni për pagat për vitin 2023 është në varësi të subvencionimit që mund të bëjë shteti shqiptar. Në qoftë se ne do të punojmë tokat me 230 lekë litri dhe do të kemi taksime për inputet bujqësore, viti 2023 do të jetë edhe më i vështirë se Ai që lamë pas.
Kjo po ndikon që shumë fermerë të braktisin fshatin e bujqësinë dhe të largohen në emigrim duke punuar në bujqësi apo në ndërtim në vendet e tjera.
Shumë fermerë të mëdhenj kanë provuar që të marrin punëtorë të huaj, por rendimenti në punë ka qenë edhe më i vogël se sa me punëtorët shqiptarë.
Kështu që nëse nuk punohet seriozisht për një plan të qëndrueshëm zhvillimi, do të ketë pasoja të mëdha në bujqësinë shqiptare aq sa do të duhen dhjetëra vite që të rikthehemi në nivelet e viteve më parë.
Ervin Resuli: Blegtoria me rënie, nëse fermerët shesin qumështin më pak se 100 lekë litri
Sektori i blegtorisë do të vijojë trendin rënës në numrin e krerëve nëse nuk sigurohet një çmim më i lartë për qumështin e fermerëve, thotë Ervin Resuli, i cili zotëron një fermë gjedhi dhe njëkohësisht është njohës i mirë i sektorit.
Z. Resuli thotë se numri i bagëtive do të pësojë rënie te fshatarët, të cilët shesin një litër qumësht më pak se 100 lekë.
Ai sugjeroi që qeveria duhet të mbështesë nga fondet e IPARD baxhot e vogla që përpunojnë qumështin e fermerëve, pasi struktura e blegtorisë me ferma të vogla nuk e mbështet industrinë e përpunimit të qumështit.
Si i parashikoni zhvillimet në sektorin e blegtorisë në vitin 2023 si në numër krerësh dhe në rendiment?
Blegtoria po kalon një periudhë tepër të vështirë dhe kjo për shumë faktorë!
Së pari, mbështetja me fonde publike (subvencione) ka qenë ndër vite e vogël nga qeveritë.
Së dyti, industria e përpunimit të qumështit nuk jep një çmim për qumështin e fermerëve që ta bëjë sektorin e blegtorisë fitimprurës. Qumështi i lopës në fermë nën 100 lekë të reja për litër është mohim për ekzistencën e blegtorisë në Shqipëri.
Gjithashtu qumështi i deles në 200 lekë të reja për litër është shkatërrues për blegtorinë e imët dhe falimentim i sigurt për blegtorët.
Zhvillimet në vitin 2023, në sektorin e blegtorisë, do të jenë shumë në varësi të zbutjes së kostove nëpërmjet skemës kombëtare që qeveria mund të vërë në dispozicion, po ashtu dhe industria e qumështit duhet të rrisë çmimin dhe të ulë normën e tyre të fitimit që blegtoria të mbijetojë apo të mos kemi këtë trend rënës.
Si kanë ndikuar rritja e kostove të lëndëve të para në aktivitetin e prodhimit këtë vit dhe me çfarë vështirësish po përballet sektori i blegtorisë?
Në vitin 2022, sektori i blegtorisë u përball me rritje të kostove në të gjitha lëndët e para. Nga ana tjetër, qumështi ka pasur rritje të lehtë të çmimit që nuk i ka reflektuar të gjitha kostot.
Çmimi që jep industria e qumështit te blegtorët është për të ardhur keq, ndërkohë që është reflektuar disafish te konsumatori. Pra nuk kemi një rritje të drejtë nga të dyja anët, fermeri dhe konsumatorët.
Stabilizimi i çmimit të qumështit dhe mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare do të jetë një nga mënyrat për të stabilizuar rënien e blegtorisë.
Çfarë modeli duhet të ndjekë qeveria jonë, në mënyrë që të nxisë sektorin dhe të sigurojë mbarëvajtje në të gjithë zinxhirin e blegtorisë?
Modeli për mbështetjen e blegtorisë që duhet të japë Ministria apo Qeveria është përfshirja me çdo kusht në skemat e iPARD, nxitja e baxhove të vogla, njësive të vogla të përpunimit që janë në fshat apo afër blegtorit.
Produktet dhe nënproduktet me 100% të qumështit nga baxhot artizanale do të kthejnë interesin te blegtorët për qumështin e tyre. Të gjitha lëndët e huaja që hynë nga jashtë për industrinë e qumështit, përfshirë vajin e palmës, qumështin pluhur apo zëvendësuesin e tij, kremin e qumështit apo pluhurin e hirrës heqin interesin e fabrikave të qumështit nga qumështi i blegtorëve tanë.
Baxhot, e ardhmja e bulmetit shqiptar! Në Shqipëri blegtoria nuk mund të jetë e madhe, po ashtu dhe industria e qumështit, toka bujqësore e fragmentuar nuk e mundëson që fermat e lopëve të jenë +200 krerë, po ashtu dhe fabrikat nuk duhet të jenë të mëdha, ato duhet të përpunojnë qumështin e zonave blegtorale dhe të prodhojnë traditën dhe vlerat e zonave përkatëse.
E thënë ndryshe, të prodhojnë traditën dhe të shesin markën “Made in Albania”.
Shqipëria nuk e konkurron dot botën me nënprodukte të qumështit, pasi s’ka qumësht. Shqipëria nuk mund të çajë tregun botëror me vaj palme dhe zëvendësues të qumështit pluhur, por mundet me shije dhe aromë shqiptare dhe duke i dhënë vlerë qumështit të blegtorit do të rritet edhe blegtoria.
Ruzhdi Koni: Eksportet bujqësore rriten 10% më 2023, kursi i këmbimit po gërryen fitimet
Eksportet bujqësore pritet të rriten me 10% në vitin 2023, për arsye që lidhen me volumet më të larta të prodhimit nga serrat dhe me kërkesën më të lartë për mandarina, thotë Ruzhdi Koni, një nga eksportuesit e prodhimeve bujqësore shqiptare.
Rritja e kostove dhe nënçmimi i euros po ndikojnë negativisht normat e fitimit të eksportuesve.
Si ndikoi lufta në Ukrainë në aktivitetin tuaj këtë vit, si në kostot e prodhimit dhe në shitje?
Lufta në Ukrainë, në fakt, i prishi ekuilibrat në tregjet botërore, por në disa raste ndikoi pozitivisht, pasi disa produkte që prodhoheshin nga Ukraina në muajt korrik dhe gusht e lanë zbuluar tregun europian dhe një pjesë u orientuan drejt tregjeve tona.
Për shembull, nëse eksporti i bostanit në vite normale është në muajin qershor deri më 15 korrik, këtë vit, eksporti zgjati deri në fund të korrikut, por edhe në muajin gusht.
Sa parashikoni të rriten eksportet në bujqësi në vitin 2023?
Në vitin 2023 parashikohet të rriten eksportet në masën 10%, për disa arsye. Nga rritja e sipërfaqeve të serrave, por edhe nga rritja e prodhimit të disa pemëve frutore, sidomos e mandarinës klementinë që po bëhet një frutë interesante, e cila po kërkohet nga tregjet europiane.
Cilat janë nga disa nga problematikat me të cilat po përballet sektori i bujqësisë në të gjithë zinxhirin e tij, të cilat mund të kenë ndikim edhe në vitin 2023?
Disa nga problemet që po hasim sot në zinxhirin e prodhimit është ai që ka qenë gjithmonë, fragmentimi i tokës, që po pranohet nga të gjithë, por nuk po bëhen politika për ta zgjidhur, ka indiferentizëm në zgjidhjen e këtij problemi.
Problem tjetër është cilësia e produkteve bujqësore, që ka lidhje me pastërtinë e produkteve në lidhje me përdorimin e pesticideve, duhet më shumë kontroll dhe më shumë ndërgjegjësim.
Problem tjetër është rritja e çmimeve të inputeve bujqësore që ka sjellë rritjen e kostos së prodhimit.
Luhatjet e valutës, në kohë të ndryshme, në shumicën e rasteve kanë ndikuar tek eksportet, pasi malli është blerë me Lek dhe është shitur me Euro.
A keni vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore?
Në gjetjen e fuqisë punëtore kemi shumë vështirësi. Është viti i parë që ne kemi kërkuar fuqi punëtore nga rrethe të ndryshme brenda vendit.
Çfarë projeksionesh keni për pagat dhe punësimin në bujqësi në vitin 2023?
Pagat e punëtorëve po rriten dhe parashikohet që, edhe në vitin 2023, të rriten edhe më tej, për arsyen e thjeshtë se kërkesa është e madhe në krahasim me ofertën.
Nga biseda me disa punëtorë sezonalë që punonin në Greqi dhe paguheshin rreth 30 euro në ditë, ishin të mendimit që jemi më mirë këtu, duke u paguar 2500 lekë në ditë. Në vitin 2023, punëtorët e kualifikuar mund të paguhen deri në 1000 euro në muaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Planet, në partneritet me qeverinë, për zhvillimin e njëprej zonave të bombarduar nga NATO në Beograd, sollën reagime dhe kundërshtime të menjëhershme në Serbi, shkruan The New York Times. Qeveria serbe ka miratuar një kontratë me Jared Kushner mbi planet për të ndërtuar një hotel…
Nëse ka një tregues që mat më së miri dështimin e politikave fiskale është niveli i evazionit. Shqipëria ka sot rendimentin më të ulët tatimor, me të ardhurat që janë sa 27-28% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga rreth 35% që është mesatarja e…
Nga cenimi i stabilitetit të sistemit tatimor, deri te pasiguria juridike dhe ekonomike që krijohet te bizneset, cilat janë efektet e ndryshimeve të shpeshta të tërësisë së sistemit tatimor, sipas Dhomave të Tregtisë dhe ekspertëve Dorina Azo Nga viti 1998 deri më 2021 numërohen…
Diferenca e tatimit midis individëve dhe bizneseve të vogla krijoi disa skema të shfrytëzimit të hapësirave ligjore për shmangien e taksave të evidentuara edhe nga institucionet politikëbërëse Më 2014, qeveria e re ndryshoi politikat fiskale, si për bizneset edhe për tatimin mbi të ardhurat…
Flet audituesi ligjor Artur Papajani Politikat e qeverisë me zerim të taksimit për biznesin e vogël dhe tatim deri në 23% te të ardhurat e të papunësuarve sipas audituesit ligjor Artur Papajani, jo vetëm shkaktuan pabarazinë e sistemit tatimor, pamundësinë e tatimpaguesve për të…
Flet Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Artan Luku Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, z. Artan Luku, i vlerëson ndryshimet e shpeshta ligjore si një nga dobësitë thelbësore që karakterizojnë sistemin fiskal. Ai thotë se këto ndryshime sjellin pasiguri…
A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra? Fondi do të përballet edhe me Kinën, nëse është e nevojshme, shkruan The Economist Tashmë janë bërë katër vjet që kur një numër shtetesh të varfra shpallën falimentimin për shkak të shpenzimeve…
Shqipëria ka një histori tranzicioni që karakterizohet nga paqëndrueshmëria e lartë e regjimit tatimor. Ligjet, që rregullojnë sistemin tatimor në vend, kanë ndryshuar aq shpesh, saqë e kanë…
Jeta e vrullshme e viteve të fundit na mbërthen dhe në rast se ka diçka që është bërë shoku i pandashëm i ditëve tona, është stresi. Shumë flitet për stresin apo çrregullimet e shëndetit mendor, pak dihet praktikisht për të. Studime të shumta kanë dalë…
Është prezantuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet…
Shumica e punëve të kërkuara në të gjithë Bashkimin Europian kanë të bëjnë me ndërtimin dhe degët inxhinierike, kujdesin shëndetësor dhe TIK. Gati 40 nga profesionet…
Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfidat, dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe rëndësia e tyre në shoqëri, nga pesë rajone, Kosova,…
Banka qendrore, lehtëson kërkesat për huadhënie dhe ul parapagimet, për të zbutur ngadalësimin shumëvjeçar. Qeveria kineze njoftoi disa nga lëvizjet e saj më të forta deri…
Copyright Haven van Antwerpen-Brugge/Porti Antwerp-Bruges Shitjet e makinave elektrike në Europë janë relativisht të ulëta, por kjo është vetëm një nga arsyet sepse makinat po…
Autoritetet rregullatore të BE-së deklaruan sot se mediat sociale të “Meta Platform”, Facebook dhe Instagram, do të hetohen për shkelje të mundshme të rregullave të përmbajtjes…
Puna hibride nuk është thjesht një metodë pune, është bërë stil jetese Puna hibride do të vazhdojë të praktikohet. Si fillim, ishte këtu shumë përpara…