Industria Spa e Bullgarisë shfaqi shenja rimëkëmbjeje në vitin 2011, edhe pse shumë larg niveleve që janë parë në dekadën e mëparshme në periudhën e lulëzimit.
Numri i turistëve, që vizituan hotelet llixha-Spa në Bullgari për të shijuar efektet e baltës dhe shërbimeve të tjera u rrit me 8% vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Shoqata e Turizmit dhe e Llixhave.
Zyrtarët e industrisë presin që të ardhurat e turizmit të llixhës dhe Spa të vazhdojnë të rriten në vitin 2012 për shkak të zgjidhjes së problemit të vizave për turistët rusë dhe turq.