Mijëra bullgarë u mblodhën në disa qytete të mëdha kundër planeve të qeverisë për të lejuar shpimet për gaz argjilor në një prej zonave më pjellore të vendit në verilindje.
Protestuesit kërkuan një ndalim të procesit të ashtuquajtur “frakturim”, duke argumentuar se mund të helmojë ujërat nëntokësore, të aktivizojë tërmete dhe të shkaktojë probleme shëndetësore të rënda për njerëzit.
Qeveria dha një licencë për testime për gaz argjilor për ndërmarrjen amerikane të energjisë “Chevron” në qershor, me shpresë për të pakësuar varësinë e madhe të Bullgarisë ndaj rezervave ruse.