Qeveria bullgare ka shtyrë deri në tre muaj zbatimin e sistemit të vendosjes së taksave për kamionët e rëndë. Vendimi u mor pas një takimi të zhvilluar në Këshillin e Ministrave, nga Kryeministri i vendit, Bojko Borisov, Ministria Rajonale e Zhvillimit dhe Punëve Publike dhe transportuesit e mallrave. Sistemi do të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti dhe do të testohet në terma realë gjatë tre muajve. Qeveria dhe transportuesit do të negociojnë për sasinë e ngarkesave që do të transportojnë dhe gamën e rrugëve që do të përfshihen nga ky sistem.
Pas takimit që zgjati më shumë se një orë të Kryeministrit Borisov me përfaqësuesit të sektorit të transportit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike, u arrit në përfundimin se ky sistem do të shtyhet edhe për tre muajt në vazhdim. Në vend të 16 gushtit, ai do të nisë zbatimin pas nëntorit 2019, shpjegoi ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike, Petya Avramova.
Për këtë qëllim, do të bëhet edhe një ndryshim i veçantë ligjor. Brenda këtyre tre muajve do të kryhet një test në terren, me një njësi të posaçme në bord të instaluar në çdo vend, i cili do të gjurmojë rrugët me trafik më të ngarkuar dhe ato ku kalojnë më shumë kamionë të peshave të rënda.
Pak para përfundimit të muajit nëntor, qeveria dhe transportuesit do të diskutojnë mbi përcaktimin e tarifave finale, si dhe mbi dhe gamën e rrugëve që do të përfshihen nga ky sistem i taksave të reja.