Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët paralajmërojnë se çmimet e alkoolit po rriten njëkohësisht me çmimet e ushqimeve.
Kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove të transportit, energjisë, lëndëve të para, vështirësive të ndërmarrjeve, problemeve me fuqinë punëtore jashtë vendit etj.
Konsumatorët e ndien që në fillim të vitit goditjen e parë nga rritja e kostove. Në ditët e para të janarit, çmimet e verërave dhe pijeve alkoolike, u rritën mesatarisht me 10%, sipas një studimi nga Nova TV. Megjithatë, çmimi i alkoolit pritet të vazhdojë të rritet për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, logjistikës dhe shitjeve. Sipas llogarive të industrisë, çmimet e lëndëve të para bazë, si shishet e qelqit, tapat, etiketat, ambalazhet e kartonit, kanaçet e aluminit, si dhe kostot e logjistikës dhe transportit, janë rritur ndjeshëm vitin e fundit.
Një klient i rregullt i quajtur Zdravko Rachev, thotë se çmimi i verës së kuqe është rritur në krahasim me vitin e kaluar: nga rreth 11 lev që kushtonte më parë, çmimi ka shkuar në mbi 13 lev, ndërsa çmimi i uiskit, nga 17 lev për 700 gr, tani është rreth 23-24 BGN për shishe.
Tregtarët raportojnë se nga fillimi i vitit 2022, çmimet e alkoolit po rriten në mënyrë të qëndrueshme, sidomos çmimi i verërave.
Media konstaton se ky sektor është shumë i varur nga energjia, duke filluar që nga prodhimi i shisheve, deri te logjistika.
“Edhe në dyqane dhe restorante, ka ftohës që funksionojnë me energji elektrike”, tha Jordan Chorbadjiiski nga Dhoma Kombëtare e Rrushit dhe Verës.