Bundesbank tha se tensionet gjeopolitike ka të ngjarë të pengojnë një ‘rigjallërim’ të ekonomisë gjermane, ekonomisë më të madhe të Evropës , pasi tkurrjes së saj në tremujorin e dytë.
‘Perspektiva ekonomike për ekonominë gjermane është ‘errësuar’ disi në mes të vitit, në përgjigje të lajmeve jo të favorshme ndërkombëtare,’ tha banka qendrore me bazë në Frankfurt në raportin e saj mujor. ‘Pritjshmëritë për një forcim të vrullit ekonomike në gjysmën e dytë të vitit 2014 duke nënvizuar projeksionet e pranverës janë vënë në pikpyetje nga të dhënat aktuale.’
Ky raport ishte paralajmërimi më i fortë dhënë deri më sot nga Bundesbank, e cila në të kaluarën ka thënë se dobësia ekonomike në tremujorin e dytë do të jetë e përkohshme, dhe sinjalizon se parashikimet e publikuara vetëm dy muaj më parë mund të jenë shumë optimiste. Krahasuar me një mungesë të rritjes në Francë dhe Itali për të njëjtën periudhë, perspektivat gjermane kërcënojnë të rëndojnë në rimëkëmbjen e euro-zonës të cilën Banka Qendrore Evropiane po përpiqet ta mbështesë me stimuj të pa-precedent.