Aksionet europiane e nisën ditën me një rënie të lehtë, teksa shqetësimet lidhur me situatën e borxhit në Greqi eklipsuan lajmin për stimujt kineze.
Bursat europiane si britanikja FTSE 100 dhe gjermania DAX .GDAXI u hapën me rreth 0.1% më poshtë, ndërsa indeksi francez CAC 40 .FCHI shënoi një rënie prej 0.6%.
Më vonë gjatë të hënës, do të mblidhen ministrant e financës së eurozonës, Eurogroup, dhe qeveria greke ka shpresa se ata do ta vënë theksin në progresin e bisedimeve të Athinës me kreditorët. Ministrat e kanë përjashtuar zhbllokimin e ndihmës për Greqinë në takim, duke thene se ka ende shumë çështje që mbeten të pazgjidhura me shtetin e zhytyr në borxhe.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.