Ndërkohë që vitit 2023 po i vjen ngadalë fundi, Canalys publikoi një raport parashikimi që analizon dërgesat globale të smartphone për këtë vit dhe për katër vitet e ardhshme.
Lajmi i mirë për shitësit është që viti 2023 do të regjistrojë njëfarë rimëkëmbje në tregje si Amerika Latine (2%), Afrika (3%) dhe Lindja e Mesme (9%), me rreth 1.13 miliardë dërgesa globale smartphone për vitin 2023 dhe rënie prej 5% krahasuar me 2022.
Tendenca pritet të përmirësohet vetëm në vitin 2024, me një parashikim prej 1.17 miliardë dërgesash të smartphone-ve për vitin e ardhshëm, që do të përfaqësonte një rritje vjetore prej 4% krahasuar me shifrat e 2023.
Raporti i ri thekson se konsumatorët nuk priren të shpenzojnë më shumë për telefonin e tyre, ku çmimet mesatare të shitjes variojnë rreth 440 dollarë.
Tregjet në zhvillim do të jenë në epiqendrën e rritjes në vitin 2024, me 33% të të gjithë smartphone-ve të rinj në 2024 që do të dërgohen në rajonin e Azi-Paqësorit, që përfshin tregje si India, Koreja e Jugut, Vietnami, Indonezia dhe Malajzia.
Rritja e besimit të konsumatorëve dhe përmirësimi i kushteve makroekonomike do të stabilizojnë dërgesat e smartphone-ve.
Të gjitha tregjet kyçe, me përjashtim të Amerikës së Veriut, pritet të regjistrojnë rritje në vitin 2024.
Azi-Paqësori, Lindja e Mesme dhe Afrika pritet të regjistrojnë rritje prej 6% me bazë vjetore në vitin 2024, ndërsa Europa pritet të regjistrojë rritje vjetore prej 7%.
Canalys parashikon gjithashtu se tendenca e rritjes së kërkesës do të vijojë të rritet në vitet e ardhshme, duke arritur në 1.25 miliardë dërgesa në 2027.
/ GSMArena