Shqipërisë i jep shumë pikë fakti që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë 55-64 vjeç (rreth 58%) janë të punësuar…
Në listën e 96 shteteve përsa i përket cilësisë së jetës të së moshuarve, të publikuar së fundmi nga lëvizja globale për të drejtat e të moshuarve, “Helpage”, Shqipëria renditet në vendin e 53-të.
Sipas “Global AgeWatch Index” (http://www.helpage.org/global-agewatch/population-ageing-data/country-ageing-data/?country=Albania) Shqipëria ka një pozicion të mirë në raport me vendet e tjera të rajonit, ku Serbia është e fundit, në vendin e 78, Kroacia në të 67-n, Mali i Zi një vend më poshtë në të 68-n. Greqia është në pozicionin e 73, ndërsa mungojnë në renditje Maqedonia dhe Kosova.
Shteti më i mirë për të moshuarit është Norvegjia, e ndjekur nga Suedia dhe Zvicra dhe midis 10 të parave janë Kanadaja, Gjermania, Holanda, Irlanda, SHBA, Japonia dhe Zelanda e Re. Të moshuarit jetojnë më keq të Afganistan, që është i fundit në listë dhe para tij është Mozambiku. Ky kërkim vlerëson katër kategori: cilësinë e jetës, avantazhet e mjedisit, sigurimi shëndetësor dhe siguria e të ardhurave.
Shqipëria
1. Sipas raportit, Shqipëria ka renditjen më të lartë në fushën e aftësive (në vendin e 21), që matet nga dy nën tregues, punësimi i të moshuarve dhe edukimi. Shqipëria ka një nga normat më të larta të punësimit në rajon prej 57.7% ( % e popullsisë 55-64 vjeç që janë të punësuar). Ai mat aksesin e të moshuarve në tregun e punës dhe aftësinë e tyre për të zëvendësuar të ardhurat nga pensioni me paga dhe aksesin e tyre në rrjetet e punës. Norma e punësimit ëhstë një element pozitiv për fuqizimin ekonomik të të moshuarve.
Lidhur me edukimin (% e popullsisë me moshë mbi 60 vjeç më një edukim të nivelit të dytë ose më lart), Shqipëria e ka në nivelin e 58.2%. Sipas raportit, kjo tregon akumulimin e e aftësive dhe kopetencave që janë një faktor për potencialin e kapitalit human mes të moshuarve.
2. Vendi performon në mënyrë të moderuar në fushën e sigurimit të të ardhurave (pozicioni i 44) dhe pak më poshtë se në vitin 2013 për shkak të rishikimit të të dhënave të mbulimit të pensioneve dhe nivelit të varfërisë. Nëntreguesit kryesorë janë si më poshtë:
-Mbulimi me pension: 77.0 % e njerëzve mbi 65, që marrin një pension.
-Norma e varfërisë së të moshuarve: 5.3 % e njerëzve mbi 60, me një të ardhur prej më pak se gjysma e të ardhurave mesatare të vendit.
-Mirëqenia relative: 90.6 mesatarja e të ardhura /konsum të njerëzve mbi 60, si % e mesatares të ardhura/konsum të pjesës tjetër të popullsisë.
3. Shqipëria renditet ulët në fushën e shëndetit (në vendin e 61), duke qenë poshtë vlerave mesatare të pritshmërisë së jetës, por mbi mesataren e rajonit për treguesin psikologjik të mirëqenies. Nëntreguesit kryesorë janë si më poshtë:
-Pritshmëria e jetës në të 60-t: 19 Numri mesatar I viteve që një person 60 vjeç prêt që të jetojë.
-Pritshmëria e jetës së shëndetshme në të 60-a:15.2 Numri mesatar I viteve që një person 60 vjeç prêt që të jetojë duke pasur shëndet të mirë.
-Mirëqenia relative psikologjike/mendore:93.5 % e njerëzve mbi 50 vjeç që ndiejnë që jeta e tyre ka kuptim, krahasuar me njerëz të moshës 35-49 vjeç, që ndiejnë të njëjtën gjë. Ky tregues mat vetë-vlerësimin e mirëqenies mendore.
4. Shqipëria renditet ulët në fushën e mjedisit për të jetuar (e 86-a), në zbritje nga viti i kaluar për shkak të rënies në perceptimin e sigurisë (49%) dhe një rishikimi të të dhënave të transportit publik (45%). Nëntreguesit kryesorë janë si më poshtë:
-Lidhjet sociale: 71 % e njerëzve mbi të 50-t që kanë të afërm ose miq tek të cilët mund të mbështeten në rast se kanë probleme.
-Siguria fizike: 49 % e njerëzve mbi të 50-t, që ndihen të sigurt të ecin vetëm natën në qytet, ose në zonën ku ata jetojnë.
-Liria për të zgjedhur: 57 % e njerëzve mbi të 50-t që janë të kënaqur me lirinë e zgjedhjes në jetët e tyr.
Aksesi në transportin publik: 45 % e njerëzve mbi të 50-t që janë të kënaqur me sistemet e transportit lokal publik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.