Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të marte.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 16 cent dhe u tregtuan me 69.20 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 0.1 për qind.
Treguesit referencë për naftën e papërpunaur europiane, Brent, ranë me 39 cent dhe u tregtuan me 79.44 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 5 cent dhe u tregtuan me 79.83 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.8 për qind dhe u tregtua me 1,232.08 dollarë amerikanë për onz, njëkohëissht edhe rritja e tij më e lartë në këto 14 javët e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.