Çmimet e naftës ishin shumë pranë nivelit të tyre më të lartë gjatë këtyre tetë javëve të fundit.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 49 cent dhe u tregtuan me 48.38 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 41 cent ose me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 50.61 dollarë për fuçi.
Indeksi i çmimeve të arit shënoi një rënie me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1.246.52 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.