Covid-19, mënyra se si viruset përhapen në zyrë

27/03/2020 9:37 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME: ,
Image Credits Creator: John Keeble Credit: Getty Images

Qoftë edhe sikur një sipërfaqe e vetme të jetë e komprometuar, virusi mund të infektojë pjesën më të madhe të vendit të punës në pak orë

 

Miliona punonjës nëpër botë kanë braktisur zyrat e tyre – tryezat e rregullta të punës, dritat fluoreshente, fotokopjen e përgjumur, momentet e thashethemeve – ndërkohë që qeveritë i kanë urdhëruar të punojnë nga shtëpia. Këto masa janë të nevojshme për të ndalur përhapjen e koronavirusit – punonjësit konsiderohen më të sigurt nëse punojnë të izoluar në shtëpi dhe duke qëndruar larg zyrave me shumë njerëz mund të ngadalësojnë përhapjen e Covid-19.

Ndalimi i punës në zyra nuk është thjesht një masë – zyrat kanë qenë dhe janë, vendet e para për përhapjen e viruseve dhe baktereve. Ju jeni familjar me ciklin – çdo stinë, qarkullon një virus Një person do të vijë në zyrë – do të teshtijë, do të kollitet – dhe do t’ia transmetojë çdo virus që të jetë kolegëve. Dhe cikli do të vijojë. Dhe ju e dini se ç’ndodh më pas.

Studimet kanë treguar se mikrobet, viruset e bakteret përhapen lehtësisht në zyrë. Krissi Hewitt, drejtuese e “Kërkimit institucional dhe nismave strategjike” në North Carolina School of Science and Mathematics ka studiuar diversitetin dhe larmishmërinë e jetës mikrobiale në zyra. “Njerëzit e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në zyrë ku hapësirat e ndara dhe ndërveprimi i lartë me mjediset e përbashkëta rrisin sasinë e mikrobeve në sipërfaqe dhe në ajër” – thotë ajo.

Me fjalë të tjera, shumë pjesë të zyrës që preken shpesh nga njerëzit mund të jenë vektorë për përhapjen e virusit. Dhe sa më shumë kolegë t’i prekin ato, aq më i lartë është rreziku i kontaminimit. Jonathan Sexton, kërkues në College of Public Health në University of Arizona, gjeti se objektet si frigoriferët, doreza sirtarësh, rubinetet, dyert kryesore apo makinetat për kafenë mund të kenë përqendrimin më të lartë të mikrobeve.

A female employee uses a Cafe Coffee Day coffee machine in a Private office in New Delhi, India, on 30 July 2019. VG Siddhartha, the founder-owner of the chain of Cafe Coffee Day, has gone missing. (Photo by Nasir Kachroo/NurPhoto via Getty Images)

Dhe ata lëvizin shpejt, sipas një studimi të American Society for Microbiology. Kërkuesit vendosën një kampion me një virus të padëmshëm në një dorezë dore apo mbi një tavolinë në një zyrë. Zona e parë që u kontaminua ishte dhoma e kafesë – tha kërkuesi i studimit Charles Gerba, një mikrobiologjist në University of Arizona. Në harkun e dy apo katër orëve, virusi mund të gjendet te 40 – 60% e punonjësve dhe objekteve të prekura shpesh.

Edhe higjiena jo siç duhet nga ana e punonjësve mund t’i përkeqësojë këtë fakt – një studim në Britaninë e Madhe zbuloi se vetëm 61% e punonjësve britanikë i lanin duart në mënyrën e duhu me ujë të nxehtë e sapun pasi shkuan në tualet.

 

Një virus në ajër

Gishtat e pisët dhe tryezat janë një gjë, por rreziku më i madh për përhapjen e virusit është çfarë udhëton nëpërmjet ajrit. “Nëse një person është i sëmurë, ai mund t’i përhapë mikrobet nëpërmjet teshtimave ose kollës, duke prekur sipërfaqet dhe duke prekur të tjerët nga afër”. Edhe ajri që qarkullon në zyra mund të ndikojë në përhapjen e viruseve. Hewitt thotë se në mjediset e brendshme, mikrobet qarkullojnë nëpërmjet ajrit dhe brenda sistemeve HVAC.

“Mirëmbajtja e sistemeve dhe filtrimi ndikon në mënyrën se si mikroorganizmat qarkullojnë në ajër, kështu që ndërtesat që nuk kanë sisteme të përshtatshme për qarkullimin, filtrimin, lagështirën dhe temperaturat e përshtatshme të ajrit mund të kontribuojnë me një sasi më të madhe mikroorganizmash që lëvizin në sisteme” – thotë ekspertja.

 

Vazhdoni të lani duart

Mjediset e punës në shtëpi, ku shumë prej nesh punojnë sot, janë më të sigurta, me më pak njerëz e më pak sipërfaqe që preken – thotë Lisa Ackerley, eksperte e shëndetit mjedisor dhe zv.presidente e International Scientific Forum on Home Hygiene. Ju nuk do të rrethoheni nga gjithë vendet që i ndani me kolegët tuaj dhe as që duhet të keni frikë nga higjiena e tyre jo e duhur, që shkakton përhapjen e baktereve,

Por nëse dilni jashtë, ju mund ta sillni gjithsesi virusin në shtëpi, ndërkohë që punoni nga shtëpia nëse nuk tregoni kujdes. “Virusi nuk mund të lindë spontanisht në shtëpinë tuaj. Rruga e vetme është që ai të transportohet nga një njeri i infektuar” thotë Khan. Kjo nënkupton që duhet të hyjë në kontakt me dikë që është i sëmurë ose duke prekur një sipërfaqe të infektuar, dhe më pas të zhvendoset tek sipërfaqet e shtëpisë.

Duhet të kini parasysh që e vetmja mënyrë që viruset të zhvillohen është brenda trupit, gjë që do të thotë që duhet të mbartni mikroorganizmat në trupin tuaj – shpesh i merrni duke prekur fytyrën – që të sëmureni. Kjo vlen edhe për koronavirusin – edhe nëse virusi gjendet në trupin tuaj, duhet që në njëfarë mënyrë ai të futet brenda tij.
Ja pse është kaq e rëndësishme, pavarësisht faktit nëse punoni në zyrë ose në shtëpi, që t’i lani duart shpesh. Natyrisht do të ketë më pak sipërfaqe me kontakt të lartë në shtëpinë tuaj. Por nëse mikroorganizmat hyjnë në mjedisin tuaj, mund të infektoheni me virusin në mënyrë të pashmangshme.

Ndaj është një gjë e mirë – jo, më e mira – që të lani duart – pavarësisht gjithçkaje.

*Lu-Hai Liang
Burimi: BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of