Evazioni fiskal në tregtimin e cigares përllogaritet në një vit fiskal afërsisht në rreth 80 milionë euro, sipas studimit që vjen nga ekspertët e tregut, i cili ka krahasuar konsumin real, që rezulton sipas anketimeve, me importet zyrtare.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në raportin e monitorimit për vitin 2018 gjeti se 29.3 për qind e popullsisë në Shqipëri mbi moshën 15 vjeç është duhanpirëse që korrespondon me rreth 600 mijë persona. Duke iu referuar konsumit mesatar një person tymos në ditë 23.2 cigare në ditë ose ekuivalentin e cigares në duhan të hapur.
Për rrjedhojë Shqiptarët konsumojnë rreth 4’900 ton duhan në vit. Por, në vitin 2018 u zhdoganuan dhe u mblodh akcizë përafërsisht për 3000 ton.
Për diferencën prej 1’800 ton (rreth 37% e totalit të konsumit) ekspertët vlerësojnë se shitet në mënyrë të paligjshme, dhe se pjesa më e madhe e saj është në formën e duhanit të hapur (të pabrenduar).
Pra, duke përjashtuar konsumin e 5 milionë turistëve që vizituan Shqipërinë, TVSH-në dhe taksën e fitimit, ekspertët e tregut llogarisin se buxhetit të shtetit i mungojnë më shumë se 80 milionë Euro vetëm nga akciza e produkteve të duhanit të shitura në mënyrë të paligjshme.
Por një nismë e qeverisë për të ndryshuar formën e paketimit me foto agresive rrezikon të rrisë me tepër evazionin pohojnë ekspertët.
Kalimi nga paralajmërimet me text tek “Paketimi i Thjeshtë” në masën 100%, sipas nismës që ka marrë deputeti i Kuvendit z. Ilir Beqja, pa zbatuar ligjin aktual dhe udhëzimet në fuqitë cilat përcaktojnë paralajmërimet në masën 65% të paketës, është një masë ekstreme, e panevojshme dhe e pabazuar në analiza, pohojnë aktorët të e tregut të cilat tashmë janë ankuar edhe në Kuvendin e Shqipërisë .
Në draft ligjin e propozuar nuk ka vend për markën e produkteve të duhanit. Aktualisht është në fuqi një ligj që lejon lajmërimin për dëmet në shëndet për 65% të sipërfaqes së paketimit. Deri më sot nuk është arritur të provohet se Paketimi i thjeshtë ka impakt më të madh se sa paralajmërimet e mëdha me 65% të sipërfaqes së paketës të zbatuara gjerësisht në Europë.
Aktualisht “Paketimi e thjeshtë” deri më sot e kanë implementuar vetëm 7 nga 195 shtete në botë. Për herë të parë e zbatoi Australia në dhjetor të vitit 2012.
Një pjesë e mirë e vendeve të BE-së dhe Zvicra e kanë kundërshtuar si të panevojshëm këtë paketim , pasi rasti i Austrisë tregon për rritje të evazionit të cigareve.
Ekspertët etregut janë të mendimit që vëmendja duhet të përqendrohet në uljen e informalitetit të lartë dhe jo të ndërmerren nisma që rrezikojnë ta rrisin më shumë atë.
Si duket paketat në projektligj krahasuar me ligjin aktual në fuqi
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.