Monedha e gjelbër ka shënuar sërish një rritje të fortë gjatë ditës së sotme, pasi ishte dobësuar për disa ditë radhazi, duke iu larguar nivelit maksimal prej gati 135 lekësh, që arriti mëse dy javë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 129.62 lekë, 2.16 lekë më shumë se një ditë më parë.
Euro ka shënuar një rënie të lehtë në tregun vendas, duke u këmbyer me 140.4 lekë, 0.06 lekë më pak se një ditë më parë.
Tregu vendas vijon të ndjekë luhatjet në bursat ndërkombëtare, ndonëse variabli që ndryshon më shumë është dollari, ndërsa euro është e qëndrushme në rreth 140 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare, euro shënoi rënie me 00.2% ndaj dollarit, duke u këmbyer me 1.08USD.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.