Monedha e përbashkët, euro, humbi pikë mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.0802 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët që prej prillit të 2017.
Jeni u këmbye me 110.30 dollarë amerikanë.
Paundi britanik u këmbye me 1.2920 dollarë amerikanë.
Lira turke u këmbye me 6.0895 dollarë amerikanë.
Franga zviceriane u këmbye me 0.9832 dollarë amerikanë, duke shkuar kështu pranë nivelit të saj më të ulët që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Dollari i Singaporit ishte në nivelin e tij më të ulët të tre viteve të fundit kundrejt dollarit amerikan.
Dollari i Koresë së Jugut u këmbye me 1,200 dollarë amerikanë.
Dollari australian ra me 0.6 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6633 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari amerikan avancoi me 0.3 për qind kundrejt yuan-it kinez dhe u këmbye me 7.0215 dollarë amerikanë për yuan.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.