Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 108.76 dollarë amerikanë për jen. Ndërsa kundrejt euros, dollari amerikan u këmbye me 1.1012 dollarë amerikanë për euro.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin prej 98.278 . DXY.
Sterlina avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2847 sterlina për dollarë amerikanë.
Dollari australian avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6796 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6421 NZD për USD.
Ndërsa kundrejt jenit, dollari I Zelandës së Re avancoi me 0.4 për qind dhe u këmbye me 69.83 NZD për jen.
Yuan-i kinez u këmbye me 7.0356 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.