Dollari e nisi ditën e sotme në rritje, me 0.2 për qind më shumë krahasur me një ditë më parë. Ai u këmbye me 100.635 dollarë për jen.
Ndërsa monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme. Ajo u këmbye me 1.1211 euro për dollarë.
E gjithë vëmendja e tregut financiar është e përqendruar në deklaratat për shtyp që do të japë presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi dhe kryetari i Rezervës Shtetërore, Janet Yellen.
Dragi do të duhet t’i japë përgjigje pyetjeve të vështira të ligjvënësve gjermanë në lidhje me politikën monetare të bankës, ndërsa Yellen do të japë dëshminë e tij përpara Komitetit të Shërbimeve Financiare amerikane.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.