Shefi i bankës qendrore amerikane e ‘zhvlerësoi’ euron poshte 1.35 dollarë javën e kaluar për herë të parë që nga shkurti, kur ajo tha se normat e interesit të SHBA mund të rriten më shpejt se sa parashikojnë investitorët. Homologu i saj i Bankës Qendrore Evropiane zotëron më pak influencë: vendimi i papritur i Draghi për ta ulur normën bazë të interesit nën zero muajin e kaluar e rriti monedhën e përbashkët 0.2 për qind përpara fjalimit të Yellen. Euro po humbet gjithashtu lidhjen e saj me tregun e obligacioneve të kontinentit, teksa korrelacioni i saj ndaj shpërndarjes së yield-eve të Italsië, Spanjës dhe Portugalisë po i afrohet zeros.
Tregtarët në euro-dollar, ‘cifti’ i monedhave më të tregtuara në botë, thonë se ata vijojnë të ndikohen gjithmonë e më shumë nga SHBA, sepse ata kanë asimiluar uljen e normës së interesit që njoftoi Draghi dhe arritën në përfundimin se ai nuk rezervon të tjera surpriza. Perspektiva e rritjes së normës nga Fed konsiderohet gjithashtu më e rëndësishme se sa konflikti në Rripin e Gazës dhe zemërimi ndërkombëtar për rrëzimin e avionit të Malajzisë javën e kaluar në Ukrainë.