Amazon prezantoi Amazon Echo Look, një fotokamerë që ju ndihmon të zgjidhni veshjen e duhur duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale të Alexa
Të visheni bukur në mëngjes nuk është gjithnjë e thjeshtë ca nga përgjumja e ca nga dëshira e pakët për t’i hekurosur rrobat. Rreziku që të shkoni në punë në një mënyrë jo shumë të përshtatshme është i madh. Për të shmangur gjithë këtë, nga sot mund të përdorni fotokamerën e integruar në Amazon Echo, që do t’ju vijë në ndihmë se si të visheni.
Tek Echo Look, kërkuesit kanë përfshirë një fotokamerë me inteligjencë artificiale, e quajtur Alexa. Pasi të keni bërë disa foto apo video, asistenti do t’ju tregojë nëse jeni veshur ose jo në modë dhe do t’ju këshillojë diçka tjetër. Aktivizimi i këtij shërbimi është shumë i thjeshtë, nëpërmjet komandave zanore.
Nëse themi “Alexa bëj një foto” ose “Alexa bëj një video”, asistenti personal do t’i ruajë fotot dhe veshjet tona dhe do të krijojë një libër personal të gardërobës sonë.
Amazon do të prezantojë shumë shpejt edhe funksionin Style Check, që bën bashkë machine learning dhe ekspertë të fushës së modës, për të ndihmuar përdoruesit për të vendosur mbi dy stile të ndryshme dhe të kuptojnë se cili është i duhuri për ta.
Bëhet fjalë për një funksion të ngjashëm me Outfit Compare, i diponueshëm tashmë për përdoruesit Prime të Amazon. Të gjitha fotot e gardërobës sonë ruhen tek Cloud AWS (vetëm ne mund t’i fshimë ato manualisht). Që në vitin 2016, kompania kishte deklaruar se një ndër objektivat e ardhshëm është “të bëhemi platforma numër një në botë për klientët në fushën e modës”. Për ata që janë të interesuar, Echo Look është i disponuseshëm në Amazon për më pak se 200 dollarë.