Ka një përpjekje nga një apo më shumë persona për t’u liçensuar qe në diten e parë të miratimit të ligjit, duke përfituar kështu benefite të padrejta kundrejt profesionisteve të tjerë që do të duhet të përmbushin kushtet tejet strikte të parashikuara në projektligj, thotë Dhoma.
Pas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë është Dhoma Amerikane që ka reaguar ndaj projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Profesionit të rregulluar të Ekspertit Fiskal dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë”, një nismë e Deputetit të Kuvendit z.Gjovalin Kadeli dhe që pritet të diskutohet këto ditë në Komisionin e Ekonomisë. http://www.monitor.al/edhe-profesioni-ekonomistit-jepet-koncesion/
Drafti parashikon krijimin e Institutit të Eksperteve Fiskale” (IEF) një organizëm, që grupon të gjithë ekspertët fiskale persona fizike dhe të gjitha shoqëritë e ekspertëve fiskalë të regjistruara në Regjistrin e Institutit të Ekspertëve Fiskalë të Shqipërisë. https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2016/12/projektligj-kadeli.pdf
Projekt-ligji i jep kontroll mbi profesionin e këshilltarit tatimor dhe autoritet të plotë nje OJF të vetme, pikërisht Institutit të Ekspertëve Fiskalë.
Në një letër, që Dhoma Amerikane i ka nisur Komisionit të Ekonomisë, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe atij të drejtësisë, Petrit Vasili, ka paraqitur disa problematika të ngritura nga anetarët e saj, të cilat janë biznese të regjistruar në fushën e konsulencës, përfshirë zyra avokatore, auditues ligjore dhe kontabilistë të miratuar, në lidhje me këtë projekligj. Së pari, ata kanë paraqitur shqetësimin për mungesën totale të konsultimit publik, pasi projekt-ligji do të duhej të diskutohej jo vetëm me bizneset ne përgjithesi por edhe me Dhomën Kombëtare të Avokateve, IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar), IKM (instituti i Kontabilisteve të Miratuar), SHKFSH (Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, Këshillin Tatimor pranë Ministrisë së Financave dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në draftimin dhe implementimin e legjislacionit tatimor.
Dhoma shton se mungesa e konsultimit publik është një element i mjaftueshëm për Komisionin që të refuzojë miratimin e këtij projektligji dhe i kërkon Komisionit të mos e miratojë këtë projektligj.
Dhoma thekson se relacioni, që shoqëron projektligjin nuk paraqitet asnjë analizë, studim apo dhe thjesht problematikat që mund të jenë shfaqur që të ketë krijuar nevojën për rregullimin e këtij profesioni në Shqipëri.
Problematika më e rendesishme, thekson Dhoma, është kufizimi i shërbimeve të përcaktuara në projektligj vetëm për ekspertët fiskale, duke përjashtuar profesionistët e tjerë që aktualisht i kryejnë këto shërbime.
Dhoma kundërshton si ekskluzivitetin, ashtu edhe numrin e gjerë të shërbimeve që përcaktohet në projektligj.
Drafti ka dhe mbivendosje me aktivitetin e ushtruar nga avokatët përsa i takon përfaqësimit në gjyq të klientëve si dhe ofrimi i shërbimeve të konsulencës fiskale
Ka dhe mbivendosja me shërbimet e konsulencës fiskale të ofruara nga auditues ligjore dhe kontabilistë te miratuar.
Rezulton se sherbimet që do te ofrohen nga ekspertë fiskale aktualisht ofrohen nga auditues ligjorë (sigurisht sa kohë auditori nuk gjendet në konflikt interesi) si dhe nga kontabilistë të miratuar.
Dhoma thotë se të dy këta profesione të rregulluar duhet të vazhdojne t’i ofrojne këto shërbime pa patur nevoje që të licensohen si Ekspertë Fiskale, pasi profesionet e tyre janë të rregulluara me ligj dhe janë të mbikëqyrur nga institucione që ofrojnë sigurine maksimale për shërbimet e ofruara.
Këshillimet në fushën fiskale duhet të vazhdojnë të jepen edhe nga audituesit ligjorë dhe kontabilistet e miratuar, pa patur nevojë për një licensë si ekspert fiskal, rekomandon Dhoma.
Dhoma thekson se nenit 32 te projektligjit “Ekspertët fiskale që kanë fituar titullin e “Ekspertit Fiskal” nuk i nënshtrohen kritereve të rregjistrimit dhe ushtrimit te profesionit të parashikuara në këtë ligj dhe në aktet nenligjore. Ata automatikisht e kanë fituar titullin e “Ekspertit Fiskal” dhe rregjistrohen si të tillë në rregjistrin e Ekspërteve Fiskale”. Çfare do të thotë një dispozite e tillë, përveçse që aktualisht paska “ekspertë fiskale” të licensuar (ende pa u miratuar nje ligj për këtë licensim) dhe këta ekspertë konsiderohen automatikisht “ekspertë fiskale” sipas ligjit të ri.
Përveçse është një dispozite antikushtetuese, favorizuese për persona te caktuar, ajo tregon qarte se ka një përpjekje nga një apo më shumë persona për t’u liçensuar qe në diten e parë të miratimit të ligjit, duke përfituar kështu benefite të padrejta kundrejt profesionisteve të tjerë që do të duhet të përmbushin kushtet tejet strikte të parashikuara në projektligj, thotë Dhoma.
Deri me tani nuk kemi dijeni se cilët janë “eskpertët fiskale që kanë fituar automatikisht titullin e ekspertit fiskal” perpara miratimit të këtij ligji dhe si justifikohet ky propozim.
Dhoma thotë se rregullimi i ngushtë i profesionit të ekspertit fiskal në legjislacion do të rezultojë në rritje te kostove për ata që kanë më pak mundësi për të paguar. Ai do të pengojë konkurrencën dhe do t’i drejtojë tatimpaguesit tek alternativa më të kushtueshme.
Nuk ka asnjë arsye bindëse ekonomike në favor të reduktimit të konkurrencës në treg, reduktim i cili bëhet i mundur me këtë projektligj.
Sipas Dhomës, projekt-ligji i jep kontroll mbi profesionin e këshilltarit tatimor dhe autoritet të plotë nje OJF të vetme të quajtur Instituti i Ekspertëve Fiskale.
Roli i kesaj organizate, sipas projekt-ligjit tejkalon kompetencat e çdo lloj organizate profesionale, duke i dhënë të drejtat ekskluzive mbi (i) anëtarësimin e të gjithe profesionistëve, (ii) hartimin e provimeve të pranimit dhe programeve të kualifikimin të vijueshëm profesional, (iii) hartimin e rregulloreve të kontrollit te cilësisë, (iv) investigimin dhe monitorimin e disiplinës profesionale dhe (v) marrjen e masave disiplinore. Këto të drejta të gjitha bashkë nuk i ka as bordi i Mbikqyrjes Publike, i cili rregullon auditimin ligjor dhe as IEKA – organizata e EKR, madje as te dyja bashkë këto organe nuk i gëzojne këto të drejta në fushën e tyre. Pasi nuk mundet që një organ, kushdo qoftë, të kryejë si funksionin legjislativ, atë ekzekutiv edhe gjygjësor. Nqs i referohemi modelit gjerman të rregullimit të profesionit të këshilltarit tatimor, i cili është modeli me sistem më të fortë rregullator, të drejtat e mësipërme i kanë kryesisht organet shteterore dhe organizatat e eksperteve fiskale kanë një rol dytesor në rregullimin e profesionit të keshilluesit tatimor.
ME POSHTË ËSHTË LETRA E PLOTË E DHOMËS
- Mungesa e konsultimit publik
Nje iniciative ligjore kaq e rendesishme jo vetem per sektorin qe synon te rregulloje por edhe per efektet qe krijon ne profesione tashme te rregulluara do te duhej te diskutohej gjate paraprakisht ne menyre qe te shmangen problematikat (qe ne fakt ky projektligj i krijon).
Projekt-ligji do te duhej te diskutohej jo vetem me bizneset ne pergjithesi por edhe me Dhomen Kombetare te Avokateve, IEKA (Instituti i Eksperteve Kontabel te Autorizuar), IKM (instituti i Kontabilisteve te Miratuar), SHKFSH (Shoqata e Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise, Keshillin Tatimor prane Ministrise se Financave dhe aktore te tjere te rendesishem ne draftimin dhe implementimin e legjislacionit tatimor.
Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtesise do te duhet te luanin nje rol paresor ne vleresimin e nje iniciative te tille, per shkak se nderthurja e rolit te “ekspertit fiskal” te propozuar ne projekt-ligj me profesionet e rregulluara siç eshte ai i avokatit dhe ekspertit kontabel te autorizuar apo kontabilistit te miratuar (te cilet mbikeqyren nga keto dy ministri) rrezikon te monopolizoje tregun dhe te rrise tarifat e sherbimeve per biznesin.
Besojme se diskutimi ne Komision nuk mund te behet i plote sa kohe mungon qendrimi i institucioneve te siperpermendura.
Per me teper qe projektligji vendos detyrime financiare per qeverine (siç eshte detyrimi per venien ne dispozicion te ambjenteve per dhenien e sherbimit te informimit dhe edukimit te tatimpaguesve sipas nenit 31/5 te projektligjit).
Ne besojme se mungesa e konsultimit publik eshte nje element i mjaftueshem per Komisionin qe te refuzoje miratimin e ketij projektligji dhe i kerkojme Komisionit te mos e miratoje kete projektligj.
Gjithsesi, me poshte po shtjellojme disa problematika te ngritura nga anetaret tane (te cilat per shkak te kohes se shkurter ne dispozicion fokusohen ne çeshtjet me kryesore te ligjit, pa hyre ne detaje).
- Cila eshte nevoja per te adoptuar projektligjin per ekspertet fiskale?
Ne relacionin qe shoqeron projektligjin nuk paraqitet asnje analize, studim apo dhe thjesht problematikat qe mund te jene shfaqur qe te kete krijuar nevojen per rregullimin e ketij profesioni ne Shqiperi.
Si argument eshte sjelle detyrimi i futur ne vitin 2012 per dorezimin e deklaratave te te ardhurave personale si ndryshim ligjor qe do te krijonte nje treg per keto sherbime. Ne te vertete nuk behet fjale per nje numer tatimpaguesish prej 500 mije sa pretendohet, por jane vetem 10-12 mije te tille dhe kryesisht te punesuar dhe me nje deklarate te thjeshte. Po ashtu dhe hyrja ne fuqi e ligjit te ri te TVSH nuk ka hasur probleme per te cilat te nevojitet nje nderhyrje e tille.
Relacioni qe shoqeron projektligjin nuk permban asnje argument lidhur me situaten reale te sotme kur eshte ngritur nje iniciative e tille.
- Krijimi i ekskluzivitetit ne ofrimin e sherbimeve te konsulences fiskale
Problematika me e rendesishme eshte kufizimi i sherbimeve te percaktuara ne projektligj vetem per ekspertet fiskale, duke perjashtuar profesionistet e tjere qe aktualisht i kryejne keto sherbime. Kjo bazohet ne dy nenet e meposhtme te projektligjit:
Neni 3, pika 5: “Tatimpaguesit jane te lire te zgjedhin eskpertin fiskal per te perfituar sherbimet e ekspertimit e keshillimit fiskal, mes personave te regjistruar dhe te certifikuar si eksperte fiskale. Vetem ekspertet fiskale te certifikuar kane te drejten e ushtrimit te profesionit.”
Neni 2, pika 1: “Ekspertimi Fiskal”, perfshin pergatitjen dhe paraqitjen e deklaratave tatimore dhe pasqyrat mbeshtetese, dhenien e keshillimit mbi planifikimin tatimor, perfaqesimin dhe mbrojtjen e tatimpaguesve para organeve administrative dhe gjykatave, dhenien e ekspertizes fiskale dhe to tjera sherbime to lidhura”.
Per shkak te formulimit te ketyre neneve, perveç faktit qe titulli “ekspert fiskal” kthehet ne nje titull te rezervuar per profesionin, ai ofron “ekskluzivitet” ne dhenien e nje numri shume te gjere sherbimesh.
Ne kundershtojme si ekskluzivitetin, ashtu edhe numrin e gjere te sherbimeve qe percaktohet ne projektligj.
Ligji i propozuar bazohet ne nje ndarje qe duhet t’i behet sherbimeve te ekspertit fiskal. Praktikisht (por edhe teorikisht) sherbimet e kontabilitetit dhe auditimit apo edhe ato ligjore nuk mund kene nje ndarje te qarte. Vija ndarese midis çeshtjeve te tilla eshte e padukshme dhe keshillimet nderthuren me njera-tjetren duke e bere te pazbatueshem ligjin e propozuar. Çfaredolloj ndarje e sherbimeve (kupto tregut) ndermjet avokateve, eksperteve kontabel, kontabilisteve te miratuar dhe eksperteve fiskale do te rendoje mbi nje ose disa profesione nderkohe qe do te incentivoje tjetrin/te tjeret.
- Mbivendosja me aktivitetin e ushtruar nga avokatet persa i takon perfaqesimit ne gjyq te klienteve si dhe ofrimi i sherbimeve te konsulences fiskale
Projektligji ne fjale percakton ne nenin 2 (Perkufizimet) se “ekspertimi fiskal – perfshin …… perfaqesimin dhe mbrojtjen e tatimpaguesve para organeve administrative dhe gjykatave……”
Ky parashikim bie ndesh me rregullimin ligjor te profesionit te avokatit.
Keshillimi ligjor i cili nuk ka asnje kufi ne fusha te ligjit, pra perfshin edhe konsulencen fiskale (ne formen e keshillimit fiskal) dhe perfaqesimit te klientit ne gjyq ofrohet aktualisht nga avokatet te cilin e kryejne kete profesion duke qene te liçensuar dhe rregulluar nga Dhoma e Avokatise.
Konkretisht, ligji nr. 9109, date 17.7.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë (neni 2) percakton se:
“Avokati jep ndihmë juridike nëpërmjet:
- a) këshillimit ligjor për çështje të ndryshme;
………….e) pranisë si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë procesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale;
ë) përfaqësimit të personave fizikë ose juridikë në çështjet civile dhe administrative, në gjykatë, në arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike;
- f) veprimeve të tjera të ndihmës juridike që parashikohen në ligj”.
Per me teper, e drejta (ekskluzive) e avokateve per te perfaqesuar klientin perpara gjykatave sanksionohet edhe ne Kushtetute si dhe Kodin e Procedures Civile dhe Penale ku percaktohen qarte te drejtat e avokatit per te perfaqesuar dhe mbrojtur klientin perpara gjykates. Asnje profesion tjeter, qofte ky edhe profesion i rregulluar nuk mund te ushtroje dhe zevendesoje rolin e avokatit, per arsye qe kane lidhje me pergatitjen profesionale te avokatit qe sigurojne mbrojtjen e interesave te klientit.
Keshillimi fiskal i ofruar nga avokati eshte i pazevendesueshem nga sherbimi i ofruar nga eksperti fiskal. Ky i fundit mund te kete njohuri te te drejtes tregtare dhe ligjit fiskal por kjo nuk e ben te afte te kuptoje nderveprimet e ligjit fiskal dhe atij tregtar me ligjet e tjera dhe efektet reale te tyre mbi klientin.
Sa me siper, se pari nuk mund t’i jepet e drejta e ekspertit fiskal per te perfaqesuar kliente (tatimpagues) ne gjykate dhe se dyti, keshillimet ne fushen fiskale duhet te vazhdojne te jepen nga avokatet e regjistruar prane Dhomave te Avokatise, pa patur nevoje per liçense si ekspert fiskal.
- Mbivendosja me sherbimet e konsulences fiskale te ofruara nga auditues ligjore dhe kontabiliste te miratuar
Ligji nr. 10091, datë 5.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar” perkufizon “Shërbimet e kontabilitetit” si shërbimet e mbajtjes dhe përgatitjes së librave kontabël, fiskalë dhe të pagave, të kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit kontabël, vlerësimet dhe analizat e kostos dhe kontabilitetit të drejtimit, vlerësimit dhe zbatimit të procedurave kontabël të përgatitjes së pasqyrave financiare, analiza financiare dhe këshillime përkatëse, si dhe shërbime të tjera të ngjashme.
Neni 4/1 i Ligjit te mesiperm parashikon se audituesi ligjor dhe shoqëria e auditimit, krahas auditimit ligjor, mund të kryejë edhe shërbimet e kontabilitetit…..
Lista e sherbimeve te percaktuara ne projektligj si sherbime te ofruara nga eksperti fiskal mbivendoset me “sherbimet e kontabilitetit” te cilat mund t’i ofrojne edhe audituesit ligjore.
Per me teper, sipas nenit 48/2 te ligjit “Per audituesit ligjore, “përveçse përmes punonjësve të angazhuar me një kontratë punësimi, shërbimet e kontabilitetit mund të realizohen edhe nga persona fizikë, të kualifikuar si kontabilistë të miratuar, ose nga shoqëritë e kontabilitetit, që angazhojnë kontabilistë të miratuar, të cilët janë testuar nga Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale, sipas dispozitave të parashikuara në këtë ligj. Kontabilistët e miratuar mund të kryejnë edhe shërbime të tjera, që nuk bien në kundërshtim me kërkesat e legjislacionit në fuqi”.
Sa me siper, rezulton se sherbimet qe do te ofrohen nga eksperte fiskale aktualisht ofrohen nga auditues ligjore (sigurisht sa kohe auditori nuk gjendet ne konflikt interesi) si dhe nga kontabiliste te miratuar.
Te dy keta profesione te rregulluar duhet te vazhdojne t’i ofrojne keto sherbime pa patur nevoje qe te licensohen si Eksperte Fiskale, pasi profesionet e tyre jane te rregulluara me ligj dhe jane te mbikeqyrur nga institucione qe ofrojne sigurine maksimale per sherbimet e ofruara.
Po ashtu ligji i mesiperm percakton ne nenin 18.2 pika (d) qe, si kusht per marrjen e titullit auditues ligjor (ekspert kontabel), eshte provimi i aftesise profesionale ne te cilin kandidatet duhet te testohen per njohurite e tyre ne legjislacionin fiskal në Republikën e Shqipërisë. Nga ky testim nuk perjashtohen as shtetasit shqiptarë, të cilët kanë fituar titullin CPA apo ACCA në një shtet tjetër. Ne te njejten menyre ligji percakton se kandidati duhet te kryeje nje stazh profesional prej 3 vitesh. Kjo e ben te pallogjikshme qe i njejti person te kryeje dhe nje praktike tjeter 3 vjecare per te ofruar sherbime tatimore.
Ashtu si audituesit ligjore, edhe kontabilistet e miratuar testohen nga Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale dhe plotesojne kushte te caktuara per evidentimin e aftesive profesionale perpara sesa te fillojne ofrimin e sherbimeve te tyre.
Sa me siper, keshillimet ne fushen fiskale duhet te vazhdojne te jepen edhe nga audituesit ligjore dhe kontabilistet e miratuar, pa patur nevoje per nje license si ekspert fiskal.
- Ekspertet fiskale qe e kane marre titullin pa u miratuar ligji (!!!)
Sipas nenit 32 te projektligjit “Ekspertet fiskale qe kane fituar titullin e “Ekspertit Fiskal” nuk i nenshtrohen kritereve te rregjistrimit dhe ushtrimit te profesionit te parashikuara ne kete ligj dhe ne aktet nenligjore. Ata automatikisht e kane fituar titullin e “Ekspertit Fiskal” dhe rregjistrohen si te tille ne rregjistrin e Eksperteve Fiskale”.
Çfare do te thote nje dispozite e tille, perveçse qe aktualisht paska “eksperte fiskale” te licensuar (ende pa u miratuar nje ligj per kete licensim) dhe keta eksperte konsiderohen automatikisht “eksperte fiskale” sipas ligjit te ri.
Perveçse eshte nje dispozite antikushtetuese, favorizuese per persona te caktuar, ajo tregon qarte se ka nje perpjekje nga nje apo me shume persona per t’u liçensuar qe ne diten e pare te miratimit te ligjit, duke perfituar keshtu benefite te padrejta kundrejt profesionisteve te tjere qe do te duhet te permbushin kushtet tejet strikte te parashikuara ne projektligj.
Deri me tani nuk kemi dijeni se cilet jane “eskpertet fiskale qe kane fituar automatikisht titullin e ekspertit fiskal” perpara miratimit te ketij ligji dhe si justifikohet ky propozim.
- “Koncesioni” i sherbimit te edukimit dhe informimit te tatimpaguesve
Sipas nenit 31 te projekt-ligjit “Instituti i eksperteve fiskale ngarkohet te organizoje dhe te siguroje funksionimin e rrjetit te zyrave te informimit dhe edukimit te tatimpaguesve ne rrethet kryesore te vendit. Objekti i veprimtarise se ketyre zyrave eshte te informojne ne menyre te vazhdueshme dhe te paaneshme tatimpaguesit per te drejtat e tyre dhe detyrimet qe ataduhet to permbushin ne perputhje te plote me legjislacionin fiskal ne Republiken e Shqiperise. Instituti eshte pergjegjes per te siguruar personel te kualifikuar per zyrat e informimit dhe edukimit te tatimpaguesve, si dhe te siguroje perditesimin e informacionit ne keto zyra. Gjithashtu, Instituti duhet te siguroje edhe kualifikimin e vijueshem te personelit te ketyre zyrave.
Ngarkohet Keshilli i Ministrave qe te siguroje mjediset e pershtatshme per zyrat e informimit dhe edukimit te tatimpaguesve ne rrethet perkatese”.
Aktualisht sherbimi i informimit dhe edukimit te tatimpaguesve eshte nje funksion publik i cili kryhet nga administrata tatimore, ne baze te nenit 12/c dhe 16/3 te ligjit nr. 9920/2008 “Per procedurat tatimore”.
Dhenia e te drejtes per te ushtruar nje funksion publik tek nje entitet privat (Instituti i Eksperteve Kontabel sipas projektligjit regjistrohet si organizate jo-fitimprurese prane Regjistrit te Organizatave jo-Fitimprurese prane Gjykates se Tiranes dhe si i tille eshte nje person juridik privat) mund te behet vetem mbi bazen e rregullave te qarta dhe nje procedure konkurruese te njoftuar paraprakisht.
Ne kundershtim me keto kerkesa, projekt-ligji i jep me koncesion Institutit te Eksperteve Fiskale te drejten te ushtroje kete funksion, duke e detyruar edhe qeverine qe te vere ne dispozicion ambjente per zyra (neni 31/5 i projektligjit) dhe fonde (neni 13/1 i projektligjit), ne kundershtim me çdo akt ligjor ne fuqi per dhenien e koncesioneve.
- Ulje e konkurrences ne treg dhe rritje e cmimeve
Rregullimi i ngushte i profesionit te ekspertit fiskal ne legjislacion do te rezultoje ne rritje te kostove per ata qe kane me pak mundesi per te paguar. Ai do te pengoje konkurrencen dhe do t’i drejtoje tatimpaguesit tek alternativa me te kushtueshme.
Nuk ka asnje arsye bindese ekonomike ne favor te reduktimit te konkurrences ne treg, reduktim i cili behet i mundur me kete projektligj.
- Mungese interesi publik per rregullimin e ketyre lloj transaksionesh
Lloji i transaksioneve te cilat i jepen ekskluzivisht eksperteve fiskale eshte shume i gjere dhe per fusha per te cilat nuk ka interes publik per nderhyrje kaq te forte ne nivel shteteror.
Per me teper, stadi i zhvillimit te legjislacionit tone tatimor eshte i tille qe nje profesionist ne cilesine e ekspertit fiskal nuk do te kishte nje treg te mjaftueshem qe te mund te justifikoje organizimin e nje profesioni te tille. Kerkesat e tatimpaguesve dhe te aktoreve te tjere te tregut aktualisht jane te plotesuara nga avokatet, auditoret ligjore si dhe kontabilistet e miratuar.
- Super pushteti i Institutit te Eksperteve Fiskale
Projekt-ligji i jep kontroll mbi profesionin e keshilltarit tatimor dhe autoritet te plote nje OJF te vetme te quajtur Instituti i Eksperteve Fiskale.
Roli i kesaj organizate, sipas projekt-ligjit tejkalon kompetencat e çdo lloj organizate profesionale, duke i dhene te drejtat ekskluzive mbi (i) anetaresimin e te gjithe profesionisteve, (ii) hartimin e provimeve te pranimit dhe programeve te kualifikimin te vijueshem profesional, (iii) hartimin e rregulloreve te kontrollit te cilesise, (iv) investigimin dhe monitorimin e disiplines profesionale dhe (v) marrjen e masave disiplinore. Keto te drejta te gjitha bashke nuk i ka as bordi i Mbikqyrjes Publike, i cili rregullon auditimin ligjor dhe as IEKA – organizata e EKR, madje as te dyja bashke keto organe nuk i gezojne keto te drejta ne fushen e tyre. Pasi nuk mundet qe nje organ, kushdo qofte, te kryeje si funksionin legjislativ, ate ekzekutiv edhe gjygjesor. Nqs i referohemi modelit gjerman te rregullimit te profesionit te keshilltarit tatimor, i cili eshte modeli me sistem me te forte rregullator, te drejtat e mesiperme i kane kryesisht organet shteterore dhe organizatat e eksperteve fiskale kane nje rol dytesor ne rregullimin e profesionit te keshilluesit tatimor.
- Modeli rregullator i propozuar nuk eshte perfaqesues i praktikes dominuese nderkombetare per rregullimin e profesionit
Ne relacionin argumentues qe shoqeron projekt-ligjin, merret si baze nje botim i rendesishem i Fondit Monetar Nderkombetar (FMN) i vitit 1996 “Tax Laë Design and Drafting” (Hartimi dhe Draftimi i Legjislacionit Tatimor), dhe me specifikisht i behet reference kapitullit 5 te ketij botimi mbi kuadrin rregullator per profesionistet tatimore. Ky raport i FMN-se sherben si nje permbledhje e ceshtjeve te ndryshme me te cilat perballet legjislacioni per ekspertet fiskale ne nivel global, tematikat me te rendesishme dhe modelet e ndryshme rregullatore per disa shtete te perzgjedhura.
Studimi trajton ne menyre teorike ceshtjet ligjore, rregullatore dhe ekonomike duke ofruar avantazhet dhe disavantazhet e seciles politike. Ai gjithashtu identifikon specifikisht praktikat ne disa vende te ndryshme ne bote, nga ato me legjislacion me te rregulluar tek ato me liberale duke shqyrtuar funksionimin e modeleve te ndryshme. Ky studim nuk promovon ose synon te promovoje ne menyre specifike asnje prej ketyre modeleve, por me shume nxjerr ne pah problematikat qe kane rezultuar nga eksperienca boterore.
Rrjedhimisht, projekligji ne fjale nuk perben implementim te nje rekomandimi te FMN. Per me teper, percaktimi i ekskluzivitetit profesional nuk mund te konsiderohet si rekomandim i studimit te FMN, por nje zgjedhje nder shume opsionet qe ofrohen aty.
Mungesa e praktikes se konsoliduar nderkombetare pasqyrohet edhe ne mungesen e standarteve te mirepranuara mbi te cilen keta profesioniste do te mund te ushtrojne aktivitetin dhe qe mund te adaptoheshin ne Shqiperi siç ka ndodhur me profesionet e tjera te rregulluara.
- Mungesa e nje praktike te unifikuar ne Evrope
Ne nivel evropian, menyra sesi ekspertet fiskale jane te rregulluar varion ne menyre te ndjeshme ne shtete te ndryshme.[1] Vende si Italia dhe Belgjika rezervojne titullin perkates, por nuk ofrojne asnje ekskluzivitet per kryerjen e sherbimeve kaq te gjera te keshillimit, siç percaktohet ne projekligjin qe po diskutojme.
Shtete si Gjermania dhe Austria ndoshta citohen si shembuj te shteteve evropiane ku aplikohet ne menyre rigoroze dhe strikte kufizimi ekskluziv i funksioneve per ekspertet fiskale, nuk jane realisht aq ekskluzive per nje diapazon kaq te gjere sherbimesh.
Madje mbrojtja pak me strikte e profesioneve te lira ne Gjermani eshte ekzaminuar nga Komisioni Evropian i cili i gjykon si barriera ne zhvillimin e konkurrences se lire ne tregjet evropiane per sherbime profesionale. Se fundmi Komisioni Evropian i kerkoi vendeve anetare te vleresojne proporcionalitetin e kuadrit rregullator kombetar per akses tek profesionet, dhe cdo vend anetare i ktheu pergjigje ne vitin 2015. Si pjese ketij ushtrimi transparence, vendet anetare vleresuan cilat ishin barrierat e pajustifikuar kundrejt profesioneve kombetare.[2]
Megjithese nuk ka akoma nje perfundim formal, iniciativa e nisur tregon se Komisioni Evropian nuk e shikon pozitivisht zvogelimin e konkurrences ne treg.
Rrjedhimisht, vendosja e barrierave ne ushtrimin e aktivitetit si keshilltar fiskal duhet pare e lidhur ngushte me kuadrin e detyrimeve te Shqiperise kundrejt Bashkimit Europian si vend kandidat.
[1] http://ec.europa.eu/groëth/tools-databases/regprof/index.cfm?action=map_complex&profession=2100
[2] http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A52016DC0199
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Miratimi i ketij ligji i jep fund konkurences dhe kthehet ne nje monopol te disa punonjesve tatimor dhe ishpunonjesve tatimor qe i kane katandisur te ardhurat tatimore ne nivelet e sotme .Sot mbi 80% e bizneseve mbahen nga keta punonjes apo te aferm te tyre pa pyetur per asnje ligj dhe rregull.Persa kohe keta mashtrues nuk kane asnje pergjegjesi per pasqyrat dhe deklaratat tatimore e financiare dhe nuk nenshkruajne askund per pergjegjesine e tyre,persa kohe llogarisin detyrimet tatimore sipas qejfit dhe jo sipas ligjit do te mbetet kjo gjendje.Keta mashtrues me parate e pista te fituara po lobojne deri tek… Read more »