Miqtë më të mirë të njeriut provojnë vërtetë ndjeshmëri. Këtë e thotë një hulumtim nga ekipi në Universitetin e Pizës, që ka treguar për herë të parë se qentë kanë një ‘ngjitje emocionale’.
Jo vetëm njerëzit dhe majmunët e mëdhenj, kanë pra një reagim të pavullnetshëm, automatik dhe të shpejtë të shprehjeve të fytyrës së të ngjashmëve të tyre
Studimi i etnologëve të Museo di Storia Naturale dell’Ateneo u botua në Royal Society Open Science, revista britanike e Royal Society. Hulumtuesit filluan me analizën e sjelljes së qenve gjatë lojës, duke marrë parasysh edhe shprehjen e fytyrës (gojën pak të hapur dhe të relaksuar) dhe atë të trupit (hark lojtarë). Analiza është kryer në gusht të vitit 2012 në parkun Favorita në Paleromo: u filmuan 49 qenë shtëpiakë race dhe jo, nga mosha 3 deri në 72 muaj, për rreth 50 orë video.