Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit me 6.6 për qind në korrik, sipas shifrave zyrtare, por mbetet ende shumë poshtë niveleve të para-pandemisë.
Është muaji i tretë radhazi që ekonomia zgjerohet.
Por Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se Britania “ka rikuperuar vetëm pak më shumë se gjysmën e PBB-së të humbur për shkak të pandemisë”.
Sallonet e bukurisë, pub-et dhe restorantet kontribuan në rritje, pasi u lejuan të rihapeshin në korrik.
Përpos shenjave pozitive ekonomia britanike është akoma 11.7 për qind më e vogël se sa ishte në shkurt, para se të imponohej bllokimi.
Rritja në korrik ishte gjithashtu më e ngadaltë se zgjerimi prej 8.7% në muajin qershor.
Megjithatë, ka shenja inkurajuese. Thomas Pugh, ekonomist në ‘Capital Economics’, tha se rihapja e restoranteve dhe pubeve bëri që sektori i akomodimit dhe shërbimeve ushqimore të rritet me 140.8% midis qershorit dhe korrikut.
Kjo ndihmojë edhe industrinë e alkoolit, e cila u rrit me 32.7 për qind.
Qëndrimi në shtëpi, sidomos i të rinjve, solli rritje edhe për kërkesën e pajisjeve elektronike për lojëra, sipas të dhenave të ONS.
Krahasuar me shkurtin sektori i akomodimit dhe shërbimeve ushqimore ishte 60.1% më pak. Ndërsa kërkesa në sektorin e automjeteve u kthye në nivelet e para pandemisë.
“Shitjet e makinave tejkaluan nivelet e para krizës për herë të pare”./BBC