Euro është forcuar, duke konfirmuar kërkesën e lartë për të në tregun vendas të këmbimit valutor. Euro u këmbye me 139.68 lekë, duke u vlerësuar 0.06 lekë krahasuar me një ditë më parë. Monedha europiane po shënon një përmirësim në tregun vendas ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një dobësim kundrejt dollarit. Kërkesa e lartë për monedhën e përbashkët në tregun vendas të këmbimit valutor, por e rrit vazhdimisht euro dhe e po e mban të fortë atë në treg.
Dollari gjithashtu ka rregjistruar një ditë negative duke zbritur menjëherë nën kuotën 109 lekë. Monedha amerikane është zhvlerësuar ndjeshëm, 0.665 lekë krahasuar me një ditë më parë, duke u këmbyer me 108.64 lekë.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 108.64 -0.65
EURO EUR 139.68 +0.06
Poundi Britanik GBP 173.29 -0.59
Franga Zviceriane CHF 116.04 +0.03
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.