Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar pritet të çelë siparin në datat 27, 28, 29 dhjetor 2021.
Ajo çfarë ju pret në netët më të bukura të fundvitit është një spektakël për të mos u humbur, për shkak të potencialit që ofron në vetvete për të çuar imazhin e Shqipërisë në një dimension Europian dhe më gjerë.
Në edicionin e tij jubilar, të shumëpritur nga artistë dhe spektatorë, ky festival premton shumë.
Drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, ndërsa regjia do të ketë konceptin e ri artistik nga Redi Treni dhe skenografia nga Albi Çifligu.
Në rolin e Drejtorit të Festivalit, në këtë edicion jubilar është zv. Drejtori i Përgjithshëm në RTSH, Martin Leka.
Figura emblemë të artit shqiptar janë pjesë e këtij edicioni, sikurse është Ardit Gjebrea, i cili do të rikthehet në festival pas shumë vitesh, si prezantues i këtij edicioni jubilar.
Krah tij, në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.
Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë e fjalës së #Fest60 duke qenë bashkë skenariste.
Të 20-të artistët pjesëmarrës në #Fest60 do të shoqërojnë performancën e tyre live me Orkestrën Simfonike të RTSH-së.
Festivali organizohet në kuadrin e respektit të masave anti-Covid, ndaj do të jetë e aksesueshme 50% e kapacitetit të sallës, ndërkohë që pritet një interes i lartë për pjesëmarrje. Kjo falë, disa elementëve që mendohet ti japin ngjyra e gjallëri të tre netëve të këtij festivali autentik, që çon flamurin shqiptar në një sallë europiane muzike.
Të interesuarit mund ti gjejnë biletat online përmes MyTicket.al
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.