53 për qind e biznesit të vogël ka filluar procedurat e fiskalizimit, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë brenda janarit 2022. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj në Kuvend, deklaroi se ministria është e gatshme për çdo lloj ndryshimi apo lejimi në mënyrë që procesi i fiskalizimit të mbyllet në formën e duhur.
Deri më tani nëpërmjet sistemit të ri të fiskalizimit janë lëshuar mbi 32 milionë fatura.
“Procesi i fiskalizimit, një ndër reformat me të mëdha në 10 vite, kemi pasur një qasje të kujdesshme ndaj tatimpaguesve në të treja fazat.
Ecuria deri më tani ka qenë e kënaqshme, janë 29 mijë 794 biznese që lëshojnë fatura me dhe pa para në dorë. Janë mbi 32 milionë fatura të lëshuara përmes sistemit të ri të fiskalizimit.
Shqetësimi më i madh ka qenë drejt biznesit të vogël, që ka filluar hapat, 53% e tyre kanë filluar procedurat, pjesa tjetër do fiskalizohen brenda janarit. Kemi qenë gjithmonë të vëmendshëm, të masim shqetësimit, kemi organizuar tavolina të rrumbullakëta që të dëgjojmë problematikat e bizneseve, jemi të gatshëm të bëjmë çdo ndryshimi, zhvillimi apo lejimi që ky proces të mbyllet në formën e duhur dhe të finalizohet”, u shpreh ministrja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.