Efektet negative të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe kriza ekonomike që krijoi pandemia COVID do ta çojnë borxhin publik të vendit tonë në 75.6% të PBB-së këtë vit, për të shkuar në një trajektore rënëse në 59-60% të PBB-së më 2021, referoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimin që bëri për kërkesën e Shqipërisë për financim emergjent nga kuotat në Fond.
Fondi thotë se shkak për rritjen e borxhit do të jetë rënia ekonomike, e cila parashikohet në -5%, nga 3% që ishte pritshmëria në fillim të vitit.
FMN tha se autoritetet në Shqipëri kishin premtuar përgatitjen e një strategjie afatmesme për të ardhurat edhe pse ky premtim është i vonuar tashmë.
Financimi nga tregjet financiare këtë vit do të jetë i vështirë nga shtrëngimi i kushteve të financimit.
FMN ka përllogaritur se sipas skenarit bazë, borxhi bruto parashikohet të bjerë gradualisht nga kulmi i rreth 75.6% në vitin 2020 në rreth 59.1% e PBB-së në 2025.
Duke supozuar se niveli i deficitit primar do të mbetet në 3.3% të PBB-së, raporti i borxhit do të mbetet i lartë, në rreth 73.6% të PBB-së.
Portofoli i borxhit mbetet i ndjeshëm ndaj nevojave të larta të financimit të jashtëm, teksa rreziku që mund të vijë nga kursi i këmbimit do të ushtrojë presione të mëtejshme në borxhin e jashtëm.
FMN përllogarit se borxhi publik në të gjithë skenarët e stresit mbetet mbi 60% në periudhën 2020-2015.
Në një shpërndarje asimetrike të rreziqeve, ekzistojnë pritshmëri që stoku i borxhit publik të jetë në intervalin 60 deri në 75% të PBB-së qind të PBB-së.
Nën një tronditje nga nënçmimi 30% i monedhës vendase, borxhi i jashtëm do të arrinte kulmin në 91% të PBB-së në 2021 përpara se të binte në 70% deri në vitin 2025.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.