Fondi i shpëtimit të eurozonës, Mekanizmi i Stabilitetit Europian, duhet të sigurojë një linjë krediti për një fond të ri evropian për bankat me probleme në mënyrë që të neutralizojë rrezikun e një krize të re bankare, referuan Franca dhe Italia në një dokument të përbashkët siguruar nga Reuters.
Vendet evropiane kanë debatuar gjatë se si ti japin Fondit të Vetëm të Rezolutës (SRF) fuqinë e mjaftueshme për të ‘zbutur’ një krizë të madhe bankare, por janë të përcarë mbi faktin se ku duhet të gjejnë burimet për të mbështetur fondin në terma afat- shkurtër.
Gjermania është kundër mbështetjes me fonde qeveritare për SRF, sepse ajo ka frikë se kjo do të ekspozojë tatimpaguesit e saj kundrejt shpenzimeve të padrejta.
Ajo kërkon masa që ti bëjnë më pak të rrezikshme bankat e eurozonës, të tilla si kufijtë në zotërimet e borxhit të tyre qeveritar, përpara se të dakordonë ndonjë angazhim të ri financiar.