Franca kërkon ‘masa të reja të rregullimit të tregut’ për të ndihmuar fermerët e dëmtuar nga cmimet e ulëta të qumështit dhe derrit dhe i ka paraqitur propozimet përpara takimit të ministrave të bujqësisë së BE-së që pritet të mbahet në fund të këtij muaji, deklaroi kryeministri Manuel Valls.
Qeveria i bëri thirrje Komisionit Evropian që të bëjë më shumë për të ndihmuar sektorin e saj problematic të blegtorisë, duke kërkuar të shpërndajë protestat në të cilat fermerët kanë bllokuar autostrada dhe supermarkete.
Çmimet për qumësht dhe mish derri kanë rënë nën koston e prodhimit për shumë fermerë të Bashkimit Evropian teksa embargo ruse për ushqimin perëndimore ka shkaktuar mbi-ofertë, dhe Franca thotë se 35,000 nga fermat blegtorale të saj janë në rrezik falimenti.
Qeveria franceze ka ofruar qindra milionë euro ndihmë për fermerët blegtorale që nga vera e kaluar. Por në mungesë të ndonjë shenje për përmirësim në kushtet e tregut, fermerët kanë rinisur protestat në rrugë që në fillim të vitit.