Kredia për ekonominë ka shënuar rritje me bazë mujore në muajin mars duke arritur në 550 miliardë lekë, 1.3% më e lartë në krahasim me shkurtin 2012. Megjithatë në raport me dhjetorin 2011, huaja për ekonominë është rritur vetëm me 1.5%, nga rreth 3% që ishte ky ritëm rritjeje për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përgjysmimi i ritmeve të kredisë ishte i pritshëm, me bankat kryesore në vend që kishin deklaruar se do të jepnin më pak hua dhe Raiffeisen, bankën më të madhe në vend që pohoi se po jepte kredi vetëm për klientët e mirë.
Shtimi i kredisë ka ardhur pothuajse tërësisht nga huaja dhënë për sektorin privat, në mënyrë të barabartë si në lekë ashtu dhe në valutë, ndërsa individët ende vazhdojnë të jenë të papreferuarit e bankave, ndonëse këto të fundit kishin deklaruar se tashmë do të përqendroheshin tek individët pasi ata kanë rezultuar kredimarrës më të mirë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.