Burime zyrtare pranë Ambasadës Amerikane i thanë Top Channel se të premten ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka qenë në kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Kjo ka ndodhur ndërsa ka dalë në skenë një fakt sipas të cilit kompania off shore amerikane, që ka fituar tenderin për të ndërtuar lotin e parë të Unazës së Re, ka falsifikuar dokumentet.
Burime i thanë Top Channel se takimi është kërkuar nga ministri për të marrë informacion. Një ditë pas takimit me diplomatët amerikanë në zyrën e tij, Gjiknuri tha se në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane.
Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëherë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.
ARRSH ndërkohë e ka pezulluar projektin për lotin nr.1 Gjiknuri thotë se si ministër i është drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.
Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.
Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.