Planet e ristrukturimit që bankat vendase kanë rënë dakord me autoritetet europiane po shkojnë drejt fundit.
Bankat po bëjnë përpara me dhënien me koncesion të filialeve të tyre në Europën Juglindore, si dhe me shitjen e njësive hoteliere, kompanive të pasurive të paluajtshme, firmave të sigurimit dh të tjera kompanive.
Alpha dhe Eurobank thuajse janë në përfundim të të gjithë programit, ndërkohë që Banka Kombëtare ka plotësuar 85% të tij. Piraeus Bank do të duhet të kapë ritmin pasi ka mbetur disi prapa në zbatimin e planit të ristrukturimit, i cili atribuohet edhe ndryshimeve administrative në huadhënës të vitit të kaluar: Pireus operoi nën një menaxhim të përkohshëm për 10 muaj vitin e shkruar. Tashmë, nën një menaxhim të ri, Banka Pireus po nxiton që të shesë objekte të ndryshme nën pronësinë e saj përpara përfundimit të këtij viti.
Për planet ristrukturimi u ra dakord me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Europian për Konkurrencën (DG Comp) pas rikapitalizimit të tretë të bankave në fund të vitit 2015. Ata parashikuan një sërë veprimesh të tilla si: reduktimin e madhësisë, shitjen e filialeve jashtë vendit, ndarjen nga aktivitetet jo-bankare, dhe ndër të tjera shitjen e pronave.
Në praktikë, planet e reja qëndrojnë në rishikimin apo zgjerimin e projektit të ristrukturimit të rënë dakord në kontekstin e rikapitalizimit të parë në 2012-13. Objektivi i planeve aktuale – nëpërmjet likuidimit të aseteve – ka qenë që bankat të kthejnë mbështetjen shtetërore që kanë marrë në kontekstin e rikapitalizimit. Planet e rishikuara mbulojnë një periudhë tre-vjeçare, kështu që çdo gjë duhet të përfundojë deri në dhjetor 2018.