Greqi/ Mitsotakis shpall fundin e kontrolleve të kapitalit

02/09/2019 2:19 PM 0 komente

Në një fjalim në Parlament, Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi heqjen e plotë të kontrolleve të kapitalit, të paraqitura në qershor 2015 për të mbrojtur bankat greke në mes të një krize politike.

Duke e përshkruar mbylljen e bankave greke në 2015 si “katastrofike”, Mitsotakis deklaroi se, “kontrollet e kapitalit janë nga sot një gjë e së kaluarës”.

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në korrik që sollën në pushtet qendrën e Demokracisë së Re “kanë rikthyer besimin në ekonominë greke dhe sistemin bankar”, tha ai, duke shtuar se, “më në fund, një cikël katër-vjeçar i pasigurisë po përfundon”.

Ministri i Financave Christos Staikouras do të paraqiste një ndryshim në Parlament më vonë gjatë ditës, duke hequr kufizimet përfundimtare. “Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 shtator”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, zyrtarë të Ministrisë së Financave ishin mbledhur me anëtarët e bankave të vendit dhe komisionin e tregjeve të kapitalit.

Guvernatori i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras kishte rekomanduar në korrik që të hiqen kufizimet përfundimtare pasi të vëzhgonin një rritje të vazhdueshme të depozitave bankare.

Një nga synimet kryesore të heqjes së të gjitha kufizimeve është përmirësimi i Greqisë nga agjencitë e kredisë, një veprim që do të nxisë interesin e investitorëve në Greqi.

/KATHIMERINI ENG

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of