Të jesh femër në biznes sot në Shqipëri është diçka që në të kaluarën as që mund të mendohej. Madje edhe tani ky fakt përbën një vështirësi të madhe për këtë kategori biznesi, e cila duhet të përballet e vetme me një sërë problemesh. Të organizuara në panaire, femrat afariste janë një pjesë e pamohueshme e biznesit shqiptar. Flutura Xhabija, kryetare e shoqatës së grave Profesioniste & Afariste thotë se ne kemi vetëm një kafshatë nga torta e madhe, dhe përsëri ato janë të kënaqura. Për të ekspozuar punë e tyre, dhe aftësitë në këtë drejtim është hapur edhe edicioni i dytë i panairit Shpirti i sipërmarrjes femërore. Ndoshta ky panir nuk kishte shkëlqimin dhe pompozitetin e panaireve të zakonshme, por kishte dëshirën që kanë gratë afariste shqiptare, që dhe ato të ndihen të pranishme në biznes, ku më shumë e ku më pak. Rreth 62 firmat, kryesisht prodhime qëndistarie, firma tregtare etj, përfshinin një gjeografi të gjerë, duke filluar që nga Shkodra, Gjirokastra, Korça, Pogradeci, Maminasi, e shumë qytete të tjera. Flet Flutura Xhabija, Kryetare e Shoqatës së Grave Profesioniste& AfaristeFemrat në biznes kanë pak hapësiraQëllimet e panaireve dihen, por më interesanti mua më duket panairi i grave sipërmarrëse, grave tregtare. Them tregtare sepse ende nuk jemi në kategorinë e bizneseve të mesme ose të mëdha, pasi në Shqipëri 80 % janë biznese të vogla, aq më tepër që bizneset e mëdha ose të mesme janë pronë e burrave, të cilët kanë mundur qoftë të shfrytëzojnë politikat, qoftë të hyjnë në ambiente ku nuk hyn gruaja. Kurse bizneset e grave janë të vogla, të cilat mund t i cilësosh mikro, janë sa për të mbajtur veten. Tek edicioni i dytë i panairit të grave afariste merrnin pjesë biznese nga zonat veriore, që janë shumë të varfëra. Në një panair, gratë e këtyre zonave kanë mundësi që të lidhin kontratat me firma të ndryshme. Pastaj është edhe shoqërizmi, gruaja bie në kontakt me klientin. Ne mund t i quajmë firma por ato në fakt përfaqësojnë ortakun e vetëm. Këto në përgjithësi janë me një person dhe që në përgjithësi drejtohen nga gratë. Këtë vit edhe ndarja gjeografike ishte më e mirë. Vitin e kaluar ka pasur më shumë pjesëmarrje nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, kurse sivjet kishte dhe nga 8 rrethe më shumë (Gjirokastra, Saranda, Pogradeci, Prespa, Korça, Librazhdi, Kruja, Fushë-Kruja, etj).Akoma jemi në fazën që ankohemi se nuk kemi krah dhe me krah nënkuptoj mundësitë e lehtësimit të biznesit. Ne nuk themi që shteti të na japë paratë, të na ndihmojë në vetë biznesin tonë, por të gjitha ato organizma shtetërore që janë në ndihmë të biznesit nuk janë eficente për biznesin femëror, dhe kjo vetëm se kanë shumë burokracira. Në qoftë se ka një drejtori apo një program, asnjëherë gruaja afariste nuk është pjesë e saj. Edhe kur bëhen, aktivitetet janë sporadike dhe me kërkesën tonë. Ne jemi në fëmijërinë e biznesit dhe gruaja ende nuk po arrin një ekuilibër në mes të problemeve të biznesit, problemeve familjare dhe problemeve të veta. Në përgjithësi një grua biznesmene personalisht është e humbur sepse nuk ka kohë që të merret me veten. Ne jemi shumë të ndërgjegjshme që jeta jonë është kufizuar nga të tjerët. Biznesi është shumë i vështirë dhe ne na lihen pak hapësira. Kemi një kafshatë nga torta e madhe, dhe përsëri jemi të kënaqura, sepse nuk duam që të përballemi me asnjë njeri, sepse nuk është çështje personash, por është çështje mentaliteti të cilin nuk mund ta ndryshojmë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.