Banka më e madhe në Europë, HSBC do të mbyllë 82 degë në Mbretërinë e Bashkuar midis Prillit dhe Shtatorit të këtij viti, duke pretenduar se klientët po i drejtohen gjithnjë e më shumë bankave dixhitale.
Kompania do të ketë 511 degë në të gjithë vendin pas programit të mbylljes. Menaxherët thanë se nuk prisnin të bënin ndonjë reduktim, në vend të kësaj stafi do të zhvendoset në degët më të afërta.
Koronavirusi ka ndryshuar edhe sjellejn e klientëve, gjë që ka sjellë edhe ndryshimin e mënyrës së funksionuarit të bankës, por kjo ka sjellë shumë shqetësime.
Aktivistët thonë se degët lokale ofrojnë një mundësi shpëtimi për ata që kanë nevojë për qasje në para dhe shërbime të drejtpërdrejta në bankë.
HSBC tha se të gjitha degët, përveç një, të parashikuara për tu mbyllur janë brenda një milje larg nga zyra postare, ku mund të kryhen transaksionet e përditshme.
‘Drejtim i ri’
Numri i klientëve që përdorin degët bankare ka rënë më një të tretën në pesë vitet e fundit, dhe 90% e të gjithë kontaktit të klientit është përmes telefonit, internetit ose smartphone-ve, përveç kontakteve në mediat sociale.
Jackie Uhi, shefja e rrjetit të bankave HSBC në Mbretërinë e Bashkuar tha se pandemia e Covid-19 ka theksuar nevojën për ndryshimet që po bëjmë.
“Kjo nuk na ka shtyrë në një drejtim tjetër por forcon gjërat në të cilat ne po përqendroheshim më parë dhe ka kristalizuar mendimin tonë. Ky është një drejtim strategjik që duhet të marrim për të pasur një rrjet të degëve të përshtatshme për të ardhmen”.
Kjo do të përfshinte ndryshimin e disa degëve për t’u përqendruar në qasjen në para, si dhe përdorimin e degëve “pop-up” në disa zona deri në fund të vitit.
Rrjeti ndërkombëtar i HSBC përfshin rreth 7,500 zyra në mbi 80 vende dhe territore në Europë, rajonin e Azi-Paqësorit, Amerikën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën./BBC