Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir, Zela, është larguar nga detyra. Mësohet se kreu i AKEP ka dhënë dorëheqjen për arsye personale
Lirimi i tij është bërë zyrtar tashmë, pasi është publikuar vendimi nga Këshilli i Ministrave, i cili ka vendosur propozimin e Kuvendit për lirimin e z.Ilir Zela, anëtar, i caktuar kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Z.Zela e mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2017, duke zëvendësuar në këtë detyre z.Pirro Xhixho.
Këshilli i Ministrave ndërkohë ka propozuar për anëtar të këshillit Drejtues të AKEP. Z. Tomi Frashëri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.