Svetoslav Mladenov, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë InvestBulgaria (IBA), Regina Escher Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Bullgarisë dhe Evgeni Krastev, CEO i ‘TRISA ‘Ltd. organizuan ceremoninë e parë për qendrën e ardhshme logjistike dhe administrative të kompanisë zvicerane, e cila do të ndërtohet në parkun industrial ‘Sofja East’ pranë Elin Pelin. Së pari do të ndërtohen 3,000 metra katror në parcelën e vet prej 27,000 metrash katrorë.
Presidenti i Dhomës së Tregtisë bullgaro-zvicerane Boni Bonev dhe Jordan Jordanov, zëvendës kryetari i Elin Pelin morën pjesë në ceremoni. ‘Investimi TRISA në Bullgari është i rëndësishëm. Kjo është një shprehje besimi për vendin tonë dhe është një sinjal për kompanitë zvicerane se këtu ia vlen të investosh ‘, tha zoti Mlladenov në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve dhe mysafirëve të ceremonisë. Ai tha se investimi është me rëndësi kyçe si për rajonin ashtu dhe njerëzit të cilët do të punësohen në qendër.