Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikoi rezultatet e kontrolleve të ushtruara në pikat e tregtimit të karburanteve gjatë muajit Gusht 2015. Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka marrë masë ndëshkimore administrative për 98 subjekte. Prej tyre,mbi 40 kanë rezultuar se shkelnin nenin 15 të ligjit duke mbushur bombola me gaz të lëngshëm për përdorim rezidencial në pikat e autogazit.
Mungesa e dokumentacionit të plotë të përcaktuar nga ligji ka çuar në ndëshkimin edhe të dhjetra subjekteve të tjera ndërsa në tre raste është ndërmarrë sanksion me gjobë për probleme me cilësinë, respektivisht pikën e flakërimit dhe përmbajtjen e squfurit jashtë normave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.