Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë brenda muajit tetor do të prezantojë një paketë fiskale, ku një prej kërkesave do jetë heqja e TVSH-së në ato raste kur rimbursohet. Në një konferencë për shtyp kreu i saj Nikolin Jaka tha se biznesi do të propozojë ndryshime për të gjitha ligjet e miratuara deri më tani nga qeveria “Rama”. Sipas tij propozimet e DHTIT do t’i dorëzohen Ministrisë së Financave për rishikimin e paketës fiskale 2015.
“Një ndër ligjet që pretendojmë të ndryshojmë me partneritet me qeverinë është ligji i TVSH-së dhe heqja e skemës së TVSH së për aktivitetet që kërkojnë rimbursim. Nuk duhet të kemi TVSH kur ajo rimbursohet përmes procedurave ligjore. Nuk ka sens logjik”, tha ai.
Një tjetër propozim ka të bëjë me aplikimin e tatim-fitimit, që duhet të jetë jo më shumë se 10% për bizneset deri në 8 milionë lekë ndërsa kërkohen edhe lehtësi të tjera fiskale për sektorin e agro-biznesit dhe turizmit.
Sipas Jakës, Drejtoria e Apelimeve dhe Avokati i Tatim-paguesve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të kalojë në varësi të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Financave. Vendimi i Drejtorisë së Apelimit të jepet nga 90 ditë që është aktualisht, brenda 30 ditëve, kurse biznesi të përjashtohet nga parapagimi deri në fazën kur merret një vendim i prerë nga gjykata.
Shpesh herë biznesi shqiptar ka shprehur pakënaqësi në lidhje me miratimin e ligjeve për këtë sektor nga qeveria si dhe ndikimin që ato kanë.
Ekspertët propozojne për qeverine këto ndërhyrje ligjore :
A- Ndryshime ligjore lidhur me ligjin nr.9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne RSH” i ndryshuar.
1- Neni 10 i ligjit te shtohet pika 3 me permbajtje si në vijim ;
“DPT përditson përveç vendimeve të apelit administrativ edhe vendimet e gjyqësorit lidhur me cështjet tatimore me efekt performancën e punonjësve dhe përmirsimin e ligjit”.
2- Neni 16, pika 3, gërma “ë “ e ligjit “Avokati tatimpaguesit (AT)” të hiqet dhe të ndryshohet si vijon:
“ Të shtohet pika 16.7 me përmbajtje- Avokati tatimpagueseve është njësi në varësi të Ministrisë së Financave”.
Eshte konceptuar si organike/njesi në varësi të DPT dhe Drejtoreshës, ndërkohe që emërimi i AT bëhet nga Ministri.
Ne fakt rasti eshte sikurse me Drejtorine e Apelit, ky model nuk funksionon pmv punes se mire te AT-se, raportet dhe sugjerimet e dala nuk merren parasysh dhe Tatimpaguesit nuk e gjejne veten apo interesat e tyre.
Kuadri Ligjor (eshte per rregullim ne varesi te ndryshimit ne fjale) Avokati tatimpaguesit mbeshtetur ne ndryshimin ligjor me nr. 10261, date 01.04.2010, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 ”Për Proçedurat Tatimore në R.Sh.-se” dhe ligji nr.124/2012, datë 20.12.2012, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 ”Për Proçedurat Tatimore në R.Sh.-se”, e vendosi si funksion të vecantë të administratës tatimore, atë të Avokatit të Tatimpaguesve ,VKM nr.648, datë 28.07.2010 “Për Avokatin e Tatimpaguesit”, përcaktoi rolin, autoritetin dhe funksionet e Avokatit të Tatimpaguesve.Njëkoësisht ky vendim përcakton edhe marrëdhëniet me strukturat e tjera të administratës tatimore dhe me palët e treta. Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr.37, datë 05.11.2010, përcaktoi procedurat që ndiqen nga tatimpaguesit , kur ato i drejtohen Avokatit të Tatimpaguesve, si dhe procedurat e mënyrën e komunikimit të këtij të fundit, në marrëdhëniet me strukturat administrative takuese, të çështjes së paraqitur nga tatimpaguesit.
3- Neni 16 ,pika 4 dhe neni 18,pika 1 e ligjit te ndryshohet si vijon:
Nen16,pika 4 behet “Drejtoria e Apelimit Tatimor(DAT) është një njësi ne varesi te Ministrise se Financave”. Drejtoria e Apelimit Tatimor ka pavarësi të plotë në gjykimin e ankimimeve dhe marrjen e vendimeve për to
Nen18,pika 1 behet “Drejtoria e apelimit tatimor është njesi ne përbërje te Ministrise se Financave. Drejtoria e Apelimit Tatimor administron ankimimet tatimore bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi nëpërmjet një gjykimi dhe vendim-marrje të pavarur”.
Kjo per arsye qe sikurse do te permendim edhe ne vijim DAT ka rezultuar e deshtuar dhe e njeanshme ne vendimmarrje, Drejtori varet nga Ministri dhe punonjesit nga DPT dhe 95% e vendimeve jane per administraten edhe pse ne vazhdimin e gjykimit gjyqesor ky raport permbyset ne favor te tatimpaguesve.Ky ndryshim do ishte ne linje me vendimin e Kushtetuese pretendon ne vendimin e saj me nr 39 date 30.06.2014 si dhe me relatimin e Ministrise se Financave per zbatim te nenit 109/3 dhe 137/1 te KPAdministrative dhe neneve 324-325 te KPCivile. Ne vendimmarrje nga kjo Drejtori ka hapsire dhe mund te perfshihen edhe 2-3 profesioniste,perfaqsues te biznesit ,po edhe keta te emeruar nga Ministri Financave.
4- Neni 22,pika 2 te shtohet germa “d” me kete permbajtje:
“Vendimi i formes se prere nga Gjykata,rezultuar sipas regjistrit neni 10 pika 3 me pasoje rrezimin e akteve te punonjesve tatimor per vetem nje rast penalizon me vrejtje pergjegjesit dhe ne rast te perseritur bene perjashtim/pezullim te mardhenieve te punes sipas Kodit te procedurave administrative”
Ose
“Vendimi i formes se prere nga Gjykata, rezultuar sipas regjistrit, neni 10 pika 3,ketu me pasoje rrezimin e akteve te punonjesve tatimor jep efekt me fillimin e menjehereshem te procudurave disiplinore per punonjesit pergjegjes sipas Kodit te procedurave administrative”.
5- Neni 65,pika 7 ‘Per çregjistrimin” ndryshuar se fundmei ne qershor/2014 ka qene pjese e ndryshimeve pa asnje kriter. Ne vitin 2013 u be qe me kalim Ne fakt me ndryshimet e nenit 65,pika 7,kthehemi nje hap mbrapa dhe plotesojme deshiren dhe paaftesine e administrates per zbatim te ligjit,pasi ky ndryshim ka vetem nje vit qe eshte bere me UMF nr.17 date 30.06.2013,pika 65.7,FZ-99 .
Ka subjekte persona fizike dhe juridike qe kane vite qe nuk cregjistrohen dhe jane lodhur nga mardheniet me administraten, ndaj dhe ju dha e drejta e nderprerjes se deklarimit(vete Ministria e propozoi rregullimin dhe po vete Ministria e kthen ne gjendjen e meparshme pas nje viti !!,. Edhe gjate kesaj kohe Administrata Tatimore nuk e ka zbatuar dhe nuk ka vepruar sipas ligjit. me “formularin e njoftimeve për ndryshim në regjistrim. Ky nen si gjithmone i bene te pavlefshem afatet per c’regjistrim dhe le hapsire Tatimeve per vendimmarrje jashte afatit ligjor sikurse eshte vepruar deri me tani. Kur ne fakt nderhyrja duhej te ishte me te njejtin sens dhe ne respect te ligjit.
“Ne perfundim propozojme te qendroj neni 65 pika 7 sipas Ndryshuar me Udhezimin Nr. 17, date 3.06.2013, botuar ne Fletoren Zyrtare Nr.99, date 14 qershor 2013”.
6- Neni 99,duhet shtuar nje pike e cila mundeson rastet e falimentit apo likujdimi qe vjen nga paaftesia paguese dhe qe nuk ka te beje me nenin 16 te ligjit “Për sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare” ,pra ku nuk eshte vertetuar abuzim me shoqerine nga forma apo drejtimi I saj prej administratoreve apo ortakeve, konkretisht propozohet te shtohet,pika 5 e nenit 99 si ne vijim:
“Pikat 1,2dhe 3 te ketij neni aplikohen kur eshte vertetuar penalisht apo ka nje vendim te forms se prere dhe jane konstatuar shkelje dhe abuzime sipas nenit 16 te ligjit“Për sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare”.
7- Neni 107 “per detyrimin e subjektit qe te beje pagese apo vendose garanci per te proceduar me apelimin “ mendojme si ne vijim :
“te abrogohet teresisht duke ndjekur praktika si legjislacioni Francez ku detyrimi paguhet apo garantohet vetem ne shkallen e procedimit gjyqesor te formes se prere ,pra ne Apel”
Kjo pasi edhe ne vijim te vendimit te Gjykates Kushtetuese me nr 39 date 30-06-2014 keto vendime jane te atakueshme edhe nga vete Drejtorite Rajonale dhe nuk kane asnje efekt pozitiv per subjektet pervec se ne 95% te rasteve jane ne favor te vete administrates dhe vonojne ne kohe vendimmarrjen.
8- Neni 109 pika 1 ,Vendimi Drejtorise se Apelimit Tatimor te behet si ne vijim
“Vendimi i drejtorisë së apelimit tatimor jepet brenda afatit 30 dite nga data e marrjes ne dorëzim,futet në dosjen e tatimpaguesit dhe nga një kopje i dërgohet, me postë rekomande, tatimpaguesit dhe organit të administratës tatimore, që ka bërë vlerësimin tatimor ose ka marrë vendimin, që është objekt i ankimit.”
Pra ,Apelimi Tatimor sote ka nje afat 90 dite dhe nje shtese prej 30 dite te tjera per kerkese dokumentash,pra 120 dite.afati eshte shume I gjate dhe jo I njehsuar me procedurat e apelimit ne gjykimin administrative sipas ligjit 49/2012 date 03/05/2012, krijon burokraci,pengesa dhe zvarritje te gjykimit pa arsye.Me pas behet pershtatja e udhezimit te ligjit per pikat 106.2.5 e ne vijim.
9- Nenin 109 pika 3, të shfuqizohet sepse :
Nuk mund të ketë vazhdim të procedimit gjyqësor kur subjektit i është dhene e drejta ne gjykimin administrative(pra vendimi Apelit eshte ne favor te subjektit). Ne keto raste duke qene se Apeli eshte organ me i specializuar dhe ne nivelin mete larte professional te argumentimit ligjit ,nuk duhet te pranohet fakti qe ne cdo rast Drejtorite Rajonale te atakojne /hedhin ne gjyq cdo vendim te apelit DAT prane DPT-se eshte perfaqsues dhe vendimmarrese e nje shkalle me te larte e ankimit administrative ne DPT ndaj nuk ka kuptim ankimi nga vete DRT pjese e DPT-se.
Ose te veprohet ,duke:
– Hequr ankimin administrative dhe te kalohet direkt ne ate gjyqesor sepse ne kete rast Gjykata nuk eshte pale.
– DA mund te ndahet vecmas si njesi nga administrata Tatimore si jo efektive dhe te jete ne varesi te Ministrise Financave,pika 3 e propozimit ,ketu.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.