Jeni në kërkim të një punë?! Jeni në kërkim të një profesionisti?! Hapet “Dritarja e Mundësive”

01/02/2021 2:32 PM 0 komente

Për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve, të cilët janë në kërkim të një mundësie praktike, zhvillimi profesional apo punësimi, është hapur një platformë dixhitale, e quajtur nisma “Dritarja e mundësive”.

Aktiviteti u zhvillua online, ku mes pjesëmarrësve ishin studentët organizues, të rinj të interesuar, biznese, bashkëpunëtorë media si dhe personazhe të njohur si Fatma Methasani, Eraldo Rexho të cilët folën për rëndësinë e punësimit të të rinjve.

Nisma është ndërmarrë nga studentët e programeve master të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër. Rektori i Universitetit, Ferdinand Gjana gjatë fjalës së tij u shpreh optimist dhe i bindur se projekti do të marrë dimensione të mëdha.

Është shumë e rëndësishme për të krijuar një sinergji pozitive për shoqërinë, ne vuajmë nga ikja e “trurit”, pjesës më cilësore të shoqërisë nga ky vend dhe e vetmja mënyrë që mund ta parandalojmë është që të gjithë së bashku të punojmë për brezat e rinj, për t’u integruar në tregun profesional dhe për të punuar në këtë vend. Ka një dimension sa personal dhe profesional dhe më të gjerë shoqëror. Për këtë arsye, ky projekt shikon dhe në të ardhmen, është t’i dalësh për zot të ardhmes tonë, brezave që po vijnë duke ndihmuar sadopak në mënyrë konkrete për mbajtjen e “trurit” dhe pjesës më cilësore që kemi. Jam i bindur se nuk do të jetë thjesht një projekt që do të zgjasë për disa javë por do të kthehet në një dimension shumë të gjerë për vite dhe të gjithë që jemi këtu do të shihemi sërish kur të ketë marrë një dimension më të madh.”, u shpreh Gjana.

“Jam e lumtur që puna ime më lidh me të rinjtë, por shumë më tepër se kaq, jam krenare që punoj me të rinj të tillë që përpara vështirësive nxjerrin zgjidhje, përpara errësirës sjellin dritën, të cilët nuk fshihen skutave duke u ankuar për padrejtësitë dhe vështirësitë që u dalin përpara, por përpiqen, kërkojnë e punojnë for që këto vështirësi t’i kthejnë në mundësi dhe atje ku u mbyllet një derë, hapin një dritare jo vetëm për vete, por për të gjithë të rinjtë sepse ata e kuptojnë se rinia mbetet shpresa dhe e ardhmja e një vendi”, deklaroi pedagogia Edlira Mali, e cila është bashkudhëtarë dhe udhëheqëse e studentëve në këtë projekt

Projekti synon krijimin e një hapësirë virtuale të vlefshme për të rinjtë e Tiranës ku ata mund të gjejnë mundësi të zhvillimit profesional dhe punësimit, si një nga interesat kryesore të konstatuara në një anketim të kryer me qindra të rinj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of