Humbja e mbrëmshme e Juventus në “Allianz Stadium” përballë Napolit, jo vetëm ka rihapur papritur kampionatin në vetëm katër ndeshje nga fundi, por ka pasur pasoja edhe nga ana financiare
Titulli i Juventus humb 3,2% në Piazza Affari (aksionet shkëmbehen në 0,615 euro kundrejt 0,636 të premten), pas humbjes dje në mbrëmje në “Allianz Stadium” përballë Napolit (Juventus – Napoli, 0 – 1).
Rezultati ka rihapur kampionatin, duke e ngushtuar me 1 pikë diferencën mes Napolit dhe Juventusit, ende në krye të klasifikimit. Ndërkohë rritet titulli i Romës, në bursë +6% në 0,637 euro (kundrejt 0,6 të premten) pas fitores me Spal (Spal – Roma, 0 – 3) në kampionat dhe në prag të ndeshjes së vajtjes në Champions League përballë Liverpool.
Ndërsa rritja e Lazio është e dobët (+0,14% në 1,39 euro), që pas fitores me Sampdorian qëndron në zonën Champions League.