Rritjet nga Brazili në Japoni dhe rritja e parë e indeksit Standard &Poor’s 500 Index mbi 2,000 e udhëhoqi vlerën e kapitaleve globale në një rekord prej 66 trilion dollar.
Aksionet në mbarë botën shtuan më shumë se 2.2 trilion dollarë në vlerë që nga 7 gushti, sipas të dhënave të hartuara nga Bloomberg. Optimizmi që bankat qendrore do të mbështesin rritjen ekonomike e rritën indeksin botëror MSCI All-Country Ëorld Index 3.8 për qind nga niveli më i ulët i tij këtë muaj. Ai ndryshoi pak në Londër sot. S&P 500 është rritur për 10 nga 13 ditët e fundit dhe indeksi Nasdaq Composite Index është rreth 10 përqind më larg nga niveli më i lartë historik.
Tregjet globale po ‘mbizotërojnë’ krizat në Ukrainë, Rripin e Gazës dhe Irak teksa investitorët rinovuan parashikimet se stimujt do të rigjallërojnë rritjet. Indeksi Stoxx Europe 600 njoftoi fitimin e tij më të madh dy ditor që në prill pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi sinjalizoi se politikëbërësit ka gjasa të marrin në konsiderate aplikimin e planit të blerjes së aktiveve. Indeksi Topix i Japonisë është afër nivelit më të lartë që nga janari, duke u rigjallëruar nga humbjet në fillim të këtij viti.
S&P 500 është rritur 0.6 për qind gjatë dy ditëve të fundit, duke u mbyllur në 2,000.02 dje, pasi të dhënat intensifikuan shenjat se ekonomia është forcuar.
Porositë e mallrave të qëndrueshme të SHBA-së ‘kërcyen’ me ritmet më të shpejta në nivel record muajin e kaluar dhe besimi i konsumatorëve u rrit në gusht në nivelin më të lartë në gati shtatë vjet.